Hidromorava

Kadrijaj: Kurti dëshiron kaos, tenton të krijojë situata që qytetarët të mos e përfillin ligjin

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës për korrupsion së dy pjesëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukajt, ku ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti bashkë me partinë e tij, po e sfidojnë sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Ajo theksoi se përkundër aferave të shumta korruptive që kanë dalë në sipërfaqe, Kurti po përdor standarde të dyfishta në raport me drejtësinë.

“Po e shohim se Kurti me partinë e vet e sfidon drejtësinë. Me gjithë këto afera korruptive që kanë ne e pamë edhe rastin e Kurtit që dëshmoi kur ishte puna për ofendimet që u janë bërë, ndërsa për rastin e rezervave shtetërore nuk shkoi të dëshmojë duke treguar jo standarde të dyfishta por të trefishta, për të ligji është siç i konvenon atij dhe partisë së tij”, tha Kadrijaj për “Front Online”.

Sipas saj, veprimet e Kurtit po tregojnë përpjekje për të mos respektuar ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.“Ky dëshiron kaos, tenton të krijojë situata që qytetarët të mos e përfillin ligjin”, tha Kadrijaj.

Ajo tha se Mujka dhe Muzliukaj duhet të japin dorëheqje nga detyrat e tyre aktuale.

Fundamenti

“Ish dashur të dorëhiqen nga detyrat, në një moment të caktuar derisa të konfirmohet aktakuza ose të bjerë”, shprehet KadrijajSipas aktakuzës, më 25.04.2021, të pandehurit, duke qenë në dijeni se Kuvendi i Komunës kishte marrë dy herë vendim për shpalljen me interes të posaçëm publik të një prone të paluajtshme, i paraqitën po këtij Kuvendi një Propozim-Vendim për këmbimin e të njëjtës prone, duke e paraqitur atë si pronë komunale, duke i shkaktuar dëm të konsiderueshëm prej 125,100.00 euro Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).

Ndërkohë, i pandehuri Mujka akuzohet edhe për veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, të ardhurave, dhuratave, dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare”.

Në kuadër të aktakuzës, PSRK ka propozuar: Shqiptimin e dënimeve plotësuese ndaj dy të pandehurve.

Mujka e Muzliukaj ishin arrestuar më 2023 pas një operacioni anti-korrupsion. Atë kohë ishin kryer edhe bastisje në dy lokacione pronë e dy të dyshuarve tashmë, dhe në njërin lokacion ishin gjetur dhe sekuestruar 60 mijë euro.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.