Mobi Casa

Kadrijaj e AAK-së kërkon hetim ndaj Kurtit: Iu shërben agjendave armiqësore

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Deputetja e Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka thënë se aleatët e Kosovës duhet të iniciojnë hetim të pavarur ndaj kryeministrit Kurti, i cili sipas saj, u shërben agjendave armiqësore.

Kadrijaj ka thënë se me kohë AAK ka ngritur këto dyshime për Kurtin.

“Ka kohë që AAK ka ngritur dyshimin rreth mundësisë që Kurti i shërben agjendave armiqësore. Thirrje publike për aleatët tanë – ShBA-të, që të inicojnë një hetim të pavarur rreth këtyre temave!”, ka shkruar Kadrijaj.

Uji Dea

Deputetja e AAK-së ka kërkuar hetim dhe mbajtje përgjegjsie nga ana e të parit të Qeverisë.

“A ka Kurti lidhje me mafinë energjetike serbo-ruse? A qëndron fakti që Kurti i anuloi dy projektet kryesore amerikane në Kosovë; ndërtimin e termocentralit të ri dhe projektin e gazsjellësit amerikan, për t’i favorizuar lidhjet e tij përmes Martin Berishajt në Serbi, e deri tek oligarkët rus?”, ka shkruar tutje Kadrijaj./Telegrafi/