ARKATANA

Kadriaj: Kurti mos të jetë arrogant me opozitën, ndryshe s’i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadriaj në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka dështuar në Qeverisjen e vendit.

Sipas saj, duke mos ditur të menaxhoj vendin, kryemisntri Kurti po nxit debate për kriza.“Kurti vërtet ka dështuar sepse po shohim se po përsëritet krizë pas krize dhe po shohim që po vendosen masa të rrepta ose gjendje e jashtëzakonshme në arsim, shëndetësi. Dhe duke e analizuar Kurtin në aspektin e opozitarizimit dhe tash po shohim se ka dështuar shumë. Duke mos ditur ti menaxhojë krizat po luan bllofe tjera dhe nxit debat që ka të bëjë me krizën”.

Deputetja Kadriaj tha se kanë kërkuar që të mos dialogohet për çështje teknike me Serbinë, por të arrihet marrëveshja përfundimtare me njohje në qendër.Madje, ajo theksoi se në këtë proces duhet të përfshihet edhe ShBA.

Kadriaj tha se kryeministri Kurti duhet të jetë arrogant me opozitën për procesin e dialogut ndryshe nuk do të votohen marrëveshjet ndërkombëtare.

United Hospital

“Ajo çka kemi kërkuar është që të mos dialogohet. Dhe e kemi kritikuar qeverinë Kurti se po dialogohet për çështje teknike sepse ky proces është stërzgjatë shumë dhe nuk ka kuptim të stërgjatët. Kemi kërkuar përfshirjen e ShBA. Qëllimi është të arrihet marrëveshje përfundimtare”.

“Kurti ka qenë jo transparent në procesin e dialogut dhe ka menduar duke u sjellë me arroganë në Kuvend iu ka ikur përgjegjësisë. Asnjë marrëveshje ndërkombëtare pa përkrahjen e opozitës nuk mund të kalojë në Kuvend. Dashtë e pa dashtë Kurti duhet të jetë bashkëpunues dhe t’i ftoj në takime të rregullta edhe liderët opozitar që ta paraqes një platformë të qartë të bisedimeve dhe ta dimë çka po dialogohet”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.