Kadri Veseli, përgjegjës për humbjen e PDK-së

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Më 3 nëntor do të dihet sa do të jetë meritor e sa fajtor për rezultatin e PDK-së në zgjedhjet lokale. Në fakt më 3 nëntor do të dihet se sa është fuqia politike e Kadri Veselit në PDK.

Megjithëse ka hyrë në PDK sipas procedurave të rregullta të anëtarësimit nga e tij në Mitrovicë, ish shefi i SHIK-ut Kadri Veseli, për një kohë të shkurtëe, mbase jo më shumë se dy mujore ka arritur të ngjitet në majat më të larta të hierarkisë politikë të PDK-së. Madje për pozicionin e tij në PDK është shpikur për herë të parë një post, as nënkryetar i parë as nënkryetar i dytë, por zëvëndëskryetar, shkruan Bota Sot.

Por prania e Veselit në PDK nuk është vetëm formale dhe vizuale. Ai madje është kryesori për momentin në PDK dhe angazhimi institucional i tij në Qeveri i ka dhënë mundësi Veselit të jetë “i pari” në PDK.

Mobi Casa

Berat Buzhala, anëtari i kryesisë së PDK-së konsideron se nëkryetari i parë I PDK-së, Kadri Veseli do të ketë ndikim pozitiv në garën e PDK-së në zgjedhejt e 3 nëntorit, dhe për këtë ai nuk ka asnjë dyshim.

Për publicistin Halil Matoshi, z.Veseli nuk është asgjë më shumë vec se një mediokër e PDK-së.
“Ky njeri ka ardhur në majat e PDK-së nga avanskena dhe që totalisht I panjohur në skenën politike kosovare. Për aq sa ka pasur paraqitje publike të deritashme nuk dallon nga të tjerët- mediokër. Dhe nuk do të marrë kësaj here as merita as përgjegjësi, sepse ai synon politikën e madhe të nivelit kombëtar dhe roli I tij në zgjedhjet lokale ka qenë edhe ashtu modest”, u shpreh Matoshi./Bota Sot/