Kadri Veseli: Nuk munden pashallarët të sundojnë në këtë vend
I pari i Kuvendit, Kadri Veseli ka folur rreth koalicionit me LDK-në. Ai në emisionin “Republika” në Tribuna Channel ka deklaruar se PDK është e gatshme ta vazhdojë koalicionin dhe se duhet të mendohet për reforma, dhe duhet të gjetur pikat ku ka pasur ngecje.
Ai ka thënë se duhet gjetur arsyen pse në Kosovë flitet kaq shumë për korrupsionin, dhe duhet treguar se pashallarët nuk mund ta sundojnë këtë vend dhe nuk mund të zhvillojnë korrupsion e të mos dënohen.
“Misioni ynë është t’i largojmë pashallarët nga karriget”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar gjithashtu se njerëzit që nuk janë të denjë ta mbajnë vendin që kanë duhet të kenë moral dhe t’ua lirojnë rrugën kapaciteteve të reja.
“S’ka nevojë më i mbushë shishet për patriotizëm që Kosova po rrezikohet prej Serbisë. Mos e dhashë Zoti me luftu me Serbinë, nuk e di kush do ta luftojë më parë, pozita apo opozita, më së miri do ishte së bashku”, ka deklaruar Veseli.


