Hidromorava

Kadri Veseli i sugjeron “patriotët” të shkojnë në Preshevë, Ulqin e Vladimir

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se vota për ratifikimin e ligjit për demarkimin e kufirit me Malin e Zi është patriotizëm, ndërsa të gjithë patriotët e tjerë i ka sugjeruar të shkojnë në Ulqin, Preshevë e Valdimir.

Kështu ai ka ironizuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, prejardhja e të cilit është nga Mali i Zi. Ndërsa paraprakisht ka sqaruar si e pati organizuar takimin mes ish-kryeministrit Isa Mustafa dhe atij malazez Dushko Markoviq.

ARKATANA

“Takimi i kryeministrave në Shkodër ka ndodhur para dy vjetësh, si përpjekje e imja që të kemi konsensus. Kontakti i tyre ka qenë ideja e krijimit të një baze të mirë për ta tejkaluar situatën që kemi pasur. Për të arritur në një dakordësim që palët ta korrektojnë marrëveshjen, nëse janë bërë gabime. Por presioni i madh mbi ish-kryeministrin Isa Mustafa nuk e lejoi të ndodhë kjo gjë. Pala malazeze që nga fillimi nuk ka qenë bllokuese. Përkundrazi. Ka pasur gatishmëri për dakordësim në këtë çështje”, tha Veseli në Klan Kosova.

“Nesër patriotizmi më i madh do të ishte votimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Patriotët tjerë le të shkojnë në Ulqin, le të shkojnë në Preshevë, le të shkojnë në Vladimir – ta mbrojnë”, tha Veseli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.