FIDANISHTJA

Kadri Veseli: E mora mesazhin e Drenasit, do të reflektojmë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, më në fund ka komentuar rezultatin e raundit të parë të zgjedhjeve në Drenas. Faktin që PDK ka dështuar, për herë të parë, që këtë komunë ta marrë që në raundin e parë zgjedhor, Veseli e ka interpretuar si mesazh për të dhe Partinë Demokratike për reflektim.

Megjithatë, Veseli është treguar ende optimist se në balotazh, kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci, do të dalë i pari, përballë atij të “Nismës”, Isa Xhamajlaj.

Ky është reagimi i Veselit në “Facebook”:

Dje, Partia Demokratike e Kosovës dhe kandidati ynë z. Ramiz Lladrovci, shënuan fitore në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit. I falënderoj dhe i uroj të gjithë votuesit e z. Lladrovci, të cilët rikonfirmuan sërish mbështetjen e fuqishme për vizionin dhe platformën tonë për Drenasin, në funksion të arritjes së synimeve të përbashkëta.

Uji Dea

I përgëzoj të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit për mbarëvajtjen shembullore të procesit zgjedhor, përmes të cilit dëshmuan edhe një herë kulturën e lartë demokratike të kësaj zone. Kjo kulturë dhe ky nivel i lartë i përgjegjësisë qytetare e përcolli edhe gjithë periudhën e fushatës zgjedhore, andaj me të drejtë mund të thuhet se fituesi më i madh i zgjedhjeve të djeshme në Drenas, ishte vetë qytetari i kësaj komune. Këtë duhet ta respektojnë oponentët tanë politikë, edhe kur nuk u pëlqen rezultati.

Unë e kam kuptuar drejt mesazhin e qytetarëve te Drenasit. Ky mesazh kërkon reflektimin tim të qartë dhe në pajtim me këtë, unë dhe PDK-ja do të angazhohemi bashkërisht, ashtu që fitorja e Partisë Demokratike të Kosovës dhe e z. Lladrovci të jetë fitore e vizionit të përbashkët me qytetarët e Drenasit. Verdikti i tyre do të jetë baza mbi të cilën do të ndërtohet edhe platforma qeverisëse e z. Lladrovci. Dhe jo vetëm në Drenas, por anekënd Republikës së Kosovës, vizioni i Partisë Demokratike të Kosovës do të ndërtohet bashkërisht me qytetarët dhe me votuesit tanë, duke i pasur në themelet e programit nevojat, kërkesat dhe aspiratat e tyre.

Për Partinë Demokratike të Kosovës nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa lidhja e pashkëputshme mes qytetarëve tanë dhe lidershipit partiak, andaj në ditët në vijim do të komunikojmë në mënyrë dinamike me qytetarët e Drenasit, për të fuqizuar edhe më shumë fitoren e ardhshme të z. Lladrovci dhe të Partisë Demokratike të Kosovës në raundin e dytë zgjedhor.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.