Uji Dea

Kadare: Pushtimi osman nuk i ka mbrojtur shqiptarët nga sllavët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në fundjavë (15.06) në Këln ishte i ftuar shkrimtari Ismail Kadare i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe shkrimtarja e njohur Helena Kadare. Kadare foli ndër të tjera për raportin Shqipëri – Europë – Perandori osmane.

Bashkëbisedimi me shkrimtarin u fokusuar më shumë në librat më të fundit të Kadaresë dhe veçanërisht në temat më aktuale që preukupojnë shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë. Duke u nisur nga jehona që ka bërë libri më i fundit i tij.

“Mosmarrëveshja“, pjesë e të cilit u lexuan në sallë shqip dhe gjermanisht, interesimi i publikut u ndal më së shumti në temën mjaft delikate të raportit mes Shqipërisë dhe Europës, apo të raportit të Shqipërisë me kohën e pushtimit turk, për të cilën kohët e fundit ka pasur shumë diskutime, raporton DW.

RCCOLA

Sipas Kadaresë, problemi thelbësor mbetet raporti i Shqipërisë me Europën „Nuk ka problem të Ballkanit, ballkanas – ballkanas ose problem të Shqipërisë, shqiptar – shqiptar. Nuk ka asnjë problem të asnjë populli të Gadishullit pa qenë i lidhur me Europën“.

Për Kadarenë shqiptarët janë një ndër tri popujt më të rëndësishëm në Ballkan. Pra këta janë: shqiptarët, grekët dhe serbët. Por, sipas tij, ka mbi një shekull që pati lindur një teori që vetëm dy nga këta popuj duhet të qëndrojnë në Europë, ndërsa një duhet zhdukur./Indeksonline/