HW

Kadare për Nobelin: Ndoshta do ta fitoj më vonë, nuk i dihet

/ 2 minuta lexim
HW

Ismail Kadare shumë herë është nominuar për çmimin më të rëndësishëm në letërsinëbotërore – Çmimin Nobel, por asnjëherë s’e ka fituar atë. Ka shumë shkrimtarë tjerë, më pak të njohur se Kadare që e kanë rrëmbyer këtë çmim, ndaj jo pak kush, sidomos në trevat shqiptare, mendon se mbase Nobeli është i korruptuar, por kështu s’mendon edhe vet Kadare.

“Nuk mendoj se çmimi Nobel është i korruptuar”, ka thënë ai në një bashkëbisedim me lexues në teatrin e Klan Kosovës.

“Flitet për këtë çmim shumë, ka gjithfarë lloj atributesh për të, aq më pak mua nuk më përket të gjykoj një çmim, në të cilin kam qenë vet i propozuar, të cilin nuk e kam marrë dot, por shumica e atyre që propozohen nuk e marrin”, ka pohuar Kadare.

“Sinqerisht, nuk mendoj se është i korruptuar. Atë një njeri do ta marri në botë – si do që të jetë do të ketë të pakënaqur. Dhe unë e di që edhe këtu tek ne – më duket sikur e kam thënë edhe herë të tjera – sikur më bëjnë fajtor që s’e kam marrë dot”.

Uji Dea

Kadare tha se e vlerëson shumë vet çmimin, por edhe zhurmën që bëhet rreth tij.

Sipas shkrimtarit, kjo gjë është e mirë për vet letërsinë, porse edhe nëse s’e fiton kurrë këtë çmim, s’ka pse një gjë e tillë të shihet si shumë dramatike.

“Ndoshta do ta fitoj më vonë, nuk i dihet, por unë nuk e marrë këtë gjë dramatikisht. Përkundrazi, e quaj një gjë shumë pozitive që për fat të mirët të letërsisë ka disa javë – kur vjen koha e Nobelit – që njerëzimi përqendrohet tek ky çmim”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.