Fundamenti

Kadaj-Bujupi: Veseli po bënë sehir para rikolonizimit të Mitrovicës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj- Bujupi ka akuzuar kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin se po bën sehir para rikolonizimit të Mitrovicës.

Kadaj- Bujupi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se në vend se ta kundërshtojë e kushtëzojë Serbinë, Vuçiqin dhe tre ushtarët e tij nga Lista Serbe në Qeverinë Mustafa, krejt çka bën Kadri Veseli është se e ndërsen një OJQ në Mitrovicë kundër kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtiri.

FIDANISHTJA

Postimi i plotë:

Kadri Veseli po bën sehir para rikolonizimit të Mitrovicës ani se vjen prej asaj komune. Kryetari i PDK-së, kryetari i Kuvendit dhe ‘ish’ kreu i ShIK-ut, po pin limonata në vapën prishtinase. Në vend se ta kundërshtojë e kushtëzojë Serbinë, Vuçiqin dhe tre ushtarët e tij nga Lista Serbe në Qeverinë Mustafa, krejt çka bën Kadri Veseli është se e ndërsen një OJQ në Mitrovicë kundër kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtiri. Mbase Veseli nuk e çau kokën për Mitrovicën as kur u nda ajo në qershor 1999 dhe as kur prej pjesës veriore u dëbuan afër 12.000 shqiptarë në shkurt 2000. Prandaj edhe sot rikolonizimin e Mitrovicës dhe Zveçanit e shoqëron veçse me një buzëqeshje nga kolltuku në Prishtinë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.