GRANDEMALL

Kadaj-Bujupi: S’kemi vendosur për koalicionet, me PDK-në kemi vijë të kuqe

/ 1 minutë lexim
FITORJA

Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se ende nuk është vendosur për koalicionet në rast të zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa thotë se “për PDK-në është një vijë e kuqe”.

“PDK duhet të shkojë në opozitë në mënyrë që vendi të pastrohet nga kjo kapje e shtetit, nga kjo kontroll që po i bëhet të gjitha institucioneve. Është vijë e kuqe për PDK-në”,tha Kadaj-Bujupi në emisionin Zona B në Klan Kosova, duke theksuar që në Mitrovicë Vetëvendosje ka koalicion të mirë me AKR-në.

Uji Dea

“Në Mitrovicë kemi një koalicion me AKR-në, por për koalicione vendoset në Këshillin e Përgjithshëm. Me çfarëdo marrëveshje, nisma e kësaj marrëveshje duhet të jetë harmonizimi i programeve në mënyrë që të flasim më tutje për bashkëpunim”.

“Besoj se subjekte me profile të ndryshme kanë lidhur koalicione në interes të vendit duke harmonizuar programet”, ka thënë Kadaj-Bujupi. /Klan Kosova/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.