Eko Higjiena

Kadaj-Bujupi: Gjykatën speciale e kemi ‘peshqesh’ nga Hashim Thaçi

/ 1 minutë lexim

Shefja e Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi ka vlerësuar se qeveria Mustafa është e pafuqishme përballë kapjes së shtetit dhe arrogante ndaj qytetarëve.

Ajo për ‘Epokën e re’ ka thënë se kjo qeveri është pa energji dhe plan veprimi.

Ndërsa duke folur për Gjykatës Speciale, Kadaj-Bujupi ka thënë se Projektligji për këtë gjykatë është tepër i dëmshëm dhe me pasoja afatgjate për Kosovën.

Eco Higjiena

Ajo ka thënë se Gjykatës Speciale e kemi ‘peshqesh’, nga Hashim Thaçi, i cili për dy mandate ka qenë shef i Qeverisë së Kosovës.

“Kjo Gjykatë është pasojë e qeverisjes Thaçi, e cila, në përpjekje për të kontrolluar gjithçka dështoi sistemin e drejtësisë në vend”, ka deklaruar Kadaj-Bujupi. /Telegrafi/