FITORJA

Kacin: Zgjedhjet lokale në Kosovë, një test kyç

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Beograd – Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë Jelko Kacin, ka deklaruar se zgjedhjet lokale në Kosovë do të jetë një test kyç për procesin e normalizimit të marrëdhënieve të Beogradit dhe Prishtinës, që do të mundësojë mbajtjen e konferencës ndërqeveritare Serbi – BE.

Kacin pret që raporti i Komisionit Evropian për Serbinë në tetor do të jetë më pozitiv sesa dy raportet paraprake, sepse është arritur marrëveshja me Prishtinën, dhe thekson se negociatat me BE-në shikuar formalisht tashmë janë çelur.

Mobi Casa

“Negocitata tashmë janë çelur , shikuar nga aspekti formal. Kushtet gati janë përmbushur, sepse marrëveshja me Prishtinën është arritur, kurse zbatimi i marrëveshjes për momentin po ecën mirë, edhe pse nganjeherë ngadalë. Marrëveshja e arritur për telekomunikacionin dhe energjetikën është një hap i madh praktik përpara”, ka thënë Kacin për gazetën ‘Danas’ të Beogradit.

Përveç normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, ka rendësi të madhe edhe reforma e gjyqësorit, ka thënë Kacin, i cili nesër nis një vizitë disaditëshe në Beograd./koha/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.