Kacin: Për dhunën në veri të Mitrovicës, fajtor Beogradi

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, ka vlerësuar se zgjedhjet në veri të Mitrovicës nuk mund të llogariten të rregullta për shkak të dhunës dhe mbylljes së parakohshme të vendvotimeve.
“Kjo nënkupton se duhet pritur prezencë të forcuar dhe proaktive të KFOR-it dhe EULEX-it në vendvotime në zgjedhjet e përsëritura në Mitrovicë”, ka thënë Kacin, raportojnë mediat serbe.
Ai ashpër i ka dënuar shkaktarët e dhunës në veri të Mitrovicës, të cilët duhet të nxirren para drejtësisë, transmeton KP.
“Beogradi në mënyrë të veçantë bartë përgjegjësi për të bërë të pafuqishme grupet kriminele dhe të fuqishmit lokalë, në mënyrë që qytetarët në veri të Kosovës më në fund mund të gëzojnë siguri juridike të cilën e presin natyrshëm”, ka deklaruar Kacin.