Fundamenti

Kaçe pranë kalimit në Bundesligë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

E ardhmja e Ergys Kaçes mund të jetë në Gjermani. Mesfushori shqiptar, i cili aktualisht luan si i huazuar te Ael Larissa, do të largohet nga kampionati grek në verë sepse në momentin që do t’i përfundojë huazimi te Larissa ai nuk do të kthehet më te Paoku i Selanikut, pasi ka kontratë deri në verën e këtij viti me klubin bardhezi.

Në një prononcim të dhënë së fundmi, menaxheri i Kaçes, Nikos Kagioulis, ka zbuluar më tepër sa i përket të ardhmes, teksa shprehet:

FITORJA

“Bashkëpunimi me PAOK mbyllet në verë dhe kjo do të thotë se atëherë do të vendosë se ku do të shkojë, përveçse ndonjë të papriture tronditëse. Sigurisht që Paok ka fjalën tani dhe nëse do që ta mbajë, mund që ta diskutojmë. Kaçe ka bërë mirë në Larissa, ashtu si edhe Ward. Për momentin nuk ka asnjë ofertë tjetër nga Greqia, por e ka një të tillë nga Gjermania. Ne do të diskutojmë gjatë kësaj periudhe. Të gjithë i dinë vlerat e tij nga paraqitjet si me Paok dhe me kombëtaren e Shqipërisë”, ka thënë Kagioulis.

Aventura e vetme jashtë Greqisë deri tani për Ergys Kaçen ka qenë vetëm ajo tek Viktoria Plzen në Republikën Ceke, ndërkohë që në shtetin helen përveç se me Paokun e Selanikut ka luajtur edhe me Panathiankos, Larissa dhe modestët e Anagennisi Epanomi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.