ARKATANA

Kabineti “kinez”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kabineti Qeveritar i Kosovës ka gjithsej 23 anëtarë. Shkaku i këtij numri të madh, jo pak analistë dhe oponentë politikë të partive në pushtet ironizojnë me të, duke e quajtur kabinet “kinez” – shprehje kjo që asocion mbipopullimin. Në rajon vetëm shteti maqedonas ia kalon për kah numri Kabinetit Mustafa.

Ekzekutivi i fqinjit juglindor ka 26 anëtarë. Qeveritë e shteteve të tjera kanë kabinete më të vogla në numër. Kabineti Qeveritar i Malit të Zi ka 22 anëtarë, ai i Shqipërisë 21 anëtarë, i Serbisë 19 anëtarë, ndërsa i Bosnjë-Hercegovinës 17 anëtarë.

Kosova është diku një mijë herë më e vogël se Kina, gati në këtë raport ka popullatë më pak, ka një distancë rreth tetë mijë kilometrash me këtë shtet aziatik dhe popujt e të dyja vendeve nuk i takojnë, madje, as racës së njëjtë.

Kanë edhe formë qeverisëse të ndryshme, por kroatët kanë parë një ngjashmëri, shkruan sot Koha Ditore.

United Hospital

Kryetari i Zagrebit, Milan Bandiq, nuk ka hezituar t’ia thoshte në fytyrë këtë, një delegacioni kosovar që e kishte pritur në zyrën e tij gjatë verës së 2012-s. I ishte referuar numrit të madh të përbërjes së delegacionit, për të cilin kishte organizuar pritje.

“Hajdeni, por kështu vetëm delegacionet kineze vijnë…”, u kishte thënë Bandiq.

Mysafirët e kryetarit të Zagrebit kishin qenë zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës dhe zyrtarë të Ambasadës së Kosovës në Zagreb.

Atyre u printe ministri i asaj kohe, Dardan Gashi, që me vete kishte edhe zëvendësin Ilir Mirena, si dhe Arben Çitakun, Mrikë Maculën, Gëzime Hasanin dhe Servet Spahiun. Delegacioni që përbëhej prej nëntë zyrtarësh ishte shoqëruar edhe nga ambasadori i Kosovës në Kroaci dhe nga dy zyrtarë të tjerë të Ambasadës. /Koha Ditore/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.