Uji Dea

Kabineti i Kastratit ka rezultuar negativ

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Secili anëtar i kabinetit tim me të cilin kam pasur kontakt ka rezultuar negativ. Gjithashtu, edhe qytetarë tjerë të Kamenicës. Kjo shfaqë kulturën e lartë të ekipit në raport me respektimin e masave, për ç’gjë jam shumë krenar ka shkruar Qëndron Kastrati.

Kastrati ka thënë se që nga rastet e para të identifikuara me COVID-19 në Kosovë, unë i kam respektuar të gjitha masat e udhëzimet nga institucionet përkatëse. Të gjithë personat me të cilët kam pasur kontakt gjatë këtyre ditëve kanë rezultuar negativ.
Sepse:
• Asnjëherë nuk kam shtrënguar duart me askënd;
• Jam përkujdesur në dezinfektim të duarve gjatë gjithë kohës;
• Kam mbajtur distancë.

Uji Dea

Pra, ju lutem që edhe ju të vazhdoni t’i ndiqni të gjitha udhëzimet sepse mund t’a parandaloni shpërndarjen e virusit SARS-CoV-2./rajonipress/