FIDANISHTJA

Kabineti i Hazirit kërkon sqarime ligjore nga MAPL për rastin e Valon Shefkiut

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kabineti i Lutfi Hazirit ka kërkuar sqarime nga Agron Maxhuni, Drejtor i Departamentit Ligjorë të MAPLA, dhe Besnik Osmani, Sekretar permanent në MAPL. Me qëllim të heqjes së dilemës se si të veprojmë në rastin konkret pasi që i njëjti nuk bie nën ingerencat e Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës nr.03/L-149, por nën ingerencat e LVL, kërkojmë nga ju interpretim ligjor se si të veprojmë në rastin konkret thuhet në letër.

Në letër thuhet: Me datën 03.03.2016 kemi pranuar Aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore në Gjilan-Departamenti për krime të rënda PP.I.nr.4/2015 të datës 04.02.2016 ndaj, Valon Shefkiu i emëruar Drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisi për shkak të veprës penale “Keqpërdorim i pozitës ose autoritetit zyrtar”për periudhën 2013/2014

Me qëllim të heqjes së dilemës se si të veprojmë në rastin konkret pasi që i njëjti nuk bie nën ingerencat e Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës nr.03/L-149, por nën ingerencat e LVL, kërkojmë nga ju interpretim ligjor se si të veprojmë në rastin konkret.

Po ashtu po Ju njoftojmë se i njëjti para se të emërohet në pozitën e Drejtorit ka patur statusin e shërbyesit civil dhe i caktuar në pozitën punuese Shef i sektorit të inspekcionit të ndërtimit të cilin status e ka pezulluar me vendim të punëdhënësit thuhet në kërkesën e Lutfi Hazirit.

Hidromorava

Ndryshe po me të njëjttën aktakuzë janë suspenduar tre zyrtar komunal pak ditë më parë : Baki Azemit, Shkëndije Mahmuti – Hajdini dhe Merita Cana.

Ndryshe Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër katër të pandehurve, Baki Azemi, Valon Shefkiu, Shkëndije Mahmuti Merita Cana, për shkak se kanë kryer veprën penale, keqpërdorim i pozitës ose autoritetit zyrtar.

Të pandehurit gjatë periudhës kohore të vitit 2013 – 2014, dhe në objekte të ndryshme, në cilësi të inspektorëve ndërtimorë, në bashkëkryerje, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete ose personin tjetër, apo t`i shkaktojnë dëme personit nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre të tjetër, me dashje domosdoshme të përcaktuara me ligj.

Të pandehurit duke mos i ndërmarr veprimet zyrtare që kanë qenë të detyruar t’i ndërmarrin lidhur me rrënimin e objekteve pa leje, apo që është tejkaluar leja e ndërtimit, ashtu që në mënyrë të kundërligjshme dhe në kundërshtim me interesat dhe qëllimet e Komunës së Gjilanit, të pandehurit nuk e kanë ekzekutuar masën për rrënim e objekteve pa leje apo të tejkalimit të ndërtimit të objekteve pa leje thuhet në aktakuzën e Prokurorisë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.