Mobi Casa

Kabineti i drekave!

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Ndonëse motoja e tij është “Në emër të Zotit, me drejtësi”, i pari i Partisë së Drejtësisë, Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani, sipas dëshmive të siguruara nga gazeta “Tribuna”, ka tejkaluar shpenzimet për reprezentim dhe drekat e darkat.

Kabinetit të Aganit, nuk i kanë mjaftuar vijat buxhetore të caktuara për të paguar dreka, darka dhe në raste edhe pije alkoolike. Dëshmitë flasin se janë marrë mjete edhe nga vija tjera buxhetore për të paguar shpenzime të tilla.

UBT

Hulumtimi i gazetës “Tribuna”, tregon se ka pasur raste që vija të caktuara buxhetore që janë përdorur po ashtu për dreka e darka, janë titulluar si “Shërbime kontraktuese” (Tribuna).