Kabineti i dështuar, pa vlerësim dhe riformatim

Që kur ka ardhur në pushtet, më 9 shtator 2017, Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj deri më sot, asnjëherë nuk ka futur në skanim dhe debatim të Kuvendit të Kosovës për të evaluar punën apo mospunën e ministrave dhe mbi 80 zëvendësministrave, të cilët sipas njohësve dhe qytetarëve po marrin paga kot.
“Qeverisja ‘Haradinaj’ përfaqëson mendësinë më zhvatëse deri më tani, madje rrugën të cilën e ka ndjekur e nxjerrë edhe më të shtrenjtën. Qytetarët kot mund të shpresojnë në ndryshime në favor të zhvillimit e të konsolidimit”, potencoi Arsim Haziri për “Kosova Sot’ .
Që kur ka ardhur në pushtet, më 9 shtator 2017, Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj deri më sot, asnjëherë nuk ka futur në skanim dhe debatim të Kuvendit të Kosovës për të evaluar punën apo mospunën e ministrave dhe mbi 80 zëvendësministrave, të cilët sipas njohësve dhe qytetarëve po marrin paga kot.
Nga njohësit e kësaj fushe vlerësohet se Haradinaj po frikësohet që ta riformatojë Qeverinë e tij, edhe pse po shihet se asnjë ministri nuk po tregohet e suksesshme. Analisti politik, Arsim Haziri, për gazetën ” Kosova Sot”, tha se Qeveria ‘Haradinaj’ sikur t’i nënshtrohej një skanimi do të dilte jashtë pritshmërive negative. “Ajo prej një vlerësimi shumë formal del të jetë tejet asociale e lëre më t’i nënshtrohej një vlerësimi real e objektiv”, vlerësoi ai.” Qeverisja ‘Haradinaj’ përfaqëson mendësinë më zhvatëse deri më tani, madje rrugën të cilën e ka ndjekur e nxjerrë edhe më të shtrenjtën. Qytetarët kot mund të shpresojnë në ndryshime në favor të zhvillimit e konsolidimit, ajo është e kotë në çdo premtim apo deklarim publik”, potencoi Haziri.
Kabinet i skandaleve Analisti politik Ilir Fetahu, për gazetën,” Kosova Sot”, tha se në radhë të parë Kosova ka nevojë për zgjedhje të jashtëzakonshme, ku do të bëhej një Qeveri normale dhe jo për një riformatim të Qeverisë si kjo e tanishmja me 20 e më shumë ministra e 80 zëvendësministra. “Kosova duhet që të ketë një administratë dhe Qeveri që i përgjigjet specifikave të saj duke ia përshtatur kushteve kosovare dhe jo që të rehatohen individët që kanë interesa të ngushta. Andaj, sa më shpejt që do të mbahen zgjedhjet do të jetë më mirë për Kosovën”, theksoi ai. Sipas analistit Fetahu, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja, Qeveria duhet që të procedojë për miratim në Kuvendin e Kosovës Ligjin për Qeverinë e Kosovës, ku do të përcaktohej saktë numri i ministrave dhe zëvendësministrave në këtë Qeveri si është tani sipas dëshirës preferencave e nevojës së interesave grupore të ngushta të caktuar dhe individuale. “Andaj, Kosova duhet që definitivisht të hyjë në shtratin e normalitetit dhe jo që të sillen me Kosovën sikur të ishte pronë private e tyre”, ka thënë më tej Fetahu. Ndërsa juristi, Blerim Burjani, ekspert i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, për gazetën “Kosova Sot’, tha se kjo Qeveri është e përkohshme, përfituese dhe mbajtëse e gjendjes aktuale të stopuar, me shumë ministra katastrofa dhe me numër të zëvendësministrave që nuk kanë as punë e as dije, e përbërë nga analfabetë dhe joprofesionistë me bordet analfabetike, koordinatorë pa profesion dhe resorë pune të caktuar. “Kjo Qeveri është në pritje të mocionit dhe nuk ka asnjë zgjedhje tjetër, sepse do të vazhdojë kështu me mospunën deri në mocionin saj, duke e zhvatur buxhetin, me dëme të mëdha ekonomike ndaj qytetarëve dhe duke u marrë me ndërtimin e autostradave që po bëhet vetëm për përfitime personale dhe në mënyrë të paligjshme dhe kështu do të shkojë përderisa të jetë kjo Qeveri”, vlerëson Burjani. Sipas tij, me këtë Qeveri nuk pritet asgjë tjetër, përveç skandaleve të tjera që mund të vijnë në vazhdim.
Qytetarët duan rrëzimin e koalicionit dështak Edhe qytetarët tanë janë të pakënaqur me punën e Qeverisë “Haradinaj”. Qytetari Murat Lepaja nga Prishtina, për gazetën “Kosova Sot”, tha se është i drejtë vlerësimi i gazetës se Ramush Haradinaj po frikohet dhe shi për këtë edhe nuk po e vë në rend të ditës vlerësimin e punës së ministrave dhe 80 zëvendësministrave të Qeverisë së tij megalomane. “Këtë ai nuk po e bënë nga frika se mund t’i prishet koalicioni i brishtë. Haradinaj është në dijeni se ai nuk ka bërë asgjë me Qeverinë e tij me të cilën ai do të mund të krenohej dhe që do të mund të vlerësohej si pozitive në këtë drejtim. Andaj, jam i mendimit se shumë shpejt do të vijë dita kur ai do të detyrohet që të raportojë para Kuvendit të Kosovës për mospunën e Qeverisë së tij, ngase thënë troç, ky Kuvend nuk është funksional dhe ky koalicion bashkë me këtë Qeveri nuk janë funksionale dhe si të tilla kjo Qeveri duhet të bjerë sa më parë nga pushteti”, potencoi ai. Ndërsa qytetari tjetër nga Prishtina, Agron Mustafa për “Kosova Sot”, thotë se vërtet në opinion është një percepcion i tillë se kjo Qeveri nuk ka bërë asgjë. “Mirëpo, megjithatë, pa marrë parasysh se cila Qeveri është në pushtet, ajo është e obliguar që çdo tre muaj, 6 muaj e nëntë muaj, por edhe pas një viti qeverisjeje, duhet që të raportojë para Kuvendit të Kosovës për punën apo mospunën që e kanë bërë dhe për këtë vlerësimin e tyre e japin deputetët e Kuvendit të Kosovës”, theksoi ai.”E keqja është se kjo Qeveri nuk ka raportuar fare para Kuvendit të Kosovës deri më sot, sepse puna e Qeverisë do të ishte më intensive, më transparente dhe më efikase”, tha Mustafa.
(Kosova So