RCCOLA

Kabashi: Rajonipress i identifikueshëm dhe me emër të respektuar

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Agjencia e Lajmeve Rajonipress e Gjilanit, sot konsultohet e përcillet me kureshtje të madhe profesionale nga të përditshmet më të njohura të Kosovës, pra nga shtypi i shkruar dhe ai radioteleviziv si dhe nga të tjerë jashtë profesionit të gazetarisë, që e konsultojnë dhe e shohin të nevojshme ta njohin e përcjellin lajmin burimor të Rajonipressit thuhet në urimin e Bajram Kabashit dhe Valentin Bruqit në emër të Revistës Drini (Norvegji).

Sot më 5 maj 2013 Agjencia Rajonale e Lajmeve Rajonipress shënon një vjetorin e themelimit. Në pamundësi për t`i botuar të gjitha urimet dhe përgëzimet që na vijnë nga të gjitha trojet shqiptare e në veçanti nga pjesa e gazetarisë, do t`i botojmë disa nga ato dhe në vazhdimësi, derisa Rajonipress i falënderon të gjithë bashkëpunëtorët kuqo që ndodhen, të gjithë ata që kanë qenë pjesë e punës sonë 1 vjeçare dhe të gjithë ata që deshën që rajonipress të bëhet ky që është sot.

Urim i Revistës Drini për Rajonipress

Të nderuar koleg të Agjencionit të Lajmeve Rajonipress në Gjilan,

I nderuari miku dhe kolegu ynë, Musa Sabedini.

Sot me 5 maj të vitit 2013 bëhet një vit që nga themelimi i Agjencionit të Lajmeve Rajonipress, qëkur Ju, një grup gazetarësh entuziastë dhe dashamirë të profesionit te gazetarisë, të prirë nga Musa Sabedini, me kureshtjen tuaj të zgjuar, etjen profesionale dhe ambiciet që i shquajnë profesionistët e shkathët, e filluat projektin tuaj për të grumbulluar, sistemuar, përzgjedhur me objektivitet informatën nga një rajon i gjerë i Kosovës,- që përfshin jo vetëm këtë pjesë të Anamoravës me kryeqendër Gjilanin, por edhe me gjerë, duke sjellë njëherit lajme edhe nga Presheva dhe viset e tjera të Kosovës Lindore, e krijuat një Agjenci të Lajmeve të quajtur Rajonipress, e cila për një vit jo që u bë një agjenci me emër të respektuar lajmesh, por për befasinë e shumëkujt, Agjencia e lajmeve Rajonipress zbuloi se sa i pambuluar në aspektin profesional gazetaror paskësh qenë një rajon kaq i madh i Kosovës, i cili në saje të informatave burimore e profesionalisht objektive të Rajonipressit, shpaloi aspekte të pa vëna re nga publiku të jetës së këtij rajoni me resurse të shumëllojshme.

Agjencia e Lajmeve Rajonipress e Gjilanit, sot konsultohet e përcillet me kureshtje të madhe profesionale nga të përditshmet më të njohura të Kosovës, pra nga shtypi i shkruar dhe ai radioteleviziv si dhe nga të tjerë jashtë profesionit të gazetarisë, që e konsultojnë dhe e shohin të nevojshme ta njohin e përcjellin lajmin burimor të Rajonipressit.

Revista Drini e ka përcjellë me vëmendje dhe dashamirësi kolegiale nismën e themelimit të kësaj agjencie lajmesh si dhe ka qenë e entuziazmuar me rriten e shpejtë të saj, jo vetëm për faktin se themeluesi i saj, z. Musa Sabedini ishte, njëherit, edhe një ndër ata që ka dhënë ndihmesë për identitetin e Revistës Drini me lajmet, informatat, reportazhet dhe komentet për aspekte të jetës në Anamoravë; por për faktin domethënës se përmes kësaj agjencie lajmesh, dosido, u plotësua një nevojë e kahershme për të mbuluar me vëzhgimin profesional gazetaror gjithë këtë rajon të Kosovës, që nuk kishte si të mbulohej profesionalisht vetëm nga kronikat e korrespondentëve të disa të përditshmeve të Kosovës.

Uji Dea

Ne shpresojmë që kultura që po krijohet nga Agjencia e lajmeve Rajonipress e Gjilanit, do të shërbejë si një shtysë trimëruese për hapa të tjerë që Anamorava të përcillet me një gazetari për ditë e më të avancuar.

I nderuari, Musa Sabedini dhe koleg të tjerë të Agjencisë së lajmeve Rajonipress,

Ju lutemi që t`í pranoni urimet tona të përzemërta për përparimin tuaj profesional në një kohë kaq të shkurtër; fakt ky që dëshmon se Ju arritët që Rajonipress-in ta bëni të identifikueshëm, agjenci lajmet e së cilës përcillen me kujdes, merren në konsideratë duke u përzgjedhur si informata më burimore, do të thotë më të besueshme.

Kjo nuk është pak për Agjencionin e Lajmeve Rajonipress, në një vjetorin e themelimit të saj.

Jeni dëshmuar dhe treguar të aftë profesionalisht në një kohë rekorde.

Ju priftë e mbara!

Bajram Kabashi, drejtor i Revistës Drini
Valentin Bruqaj, kryeredaktor i Revistës Drini
Oslo, Norvegji – Milano, Itali
Më 05.05.2013
www.revistadrini.com