Uji Dea

Kabashi përkrah fuqishëm Sokol Halitin

/ 1 minutë lexim

Viti – Në takimin në fshatin Kabash kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se një ndër prioritetet e tij në mandatin 4 vjeçar gjithsesi se do të jetë Kabashi, kjo vatër e dijes dhe kulturës.

Ai premtoi se do të bëjë asfaltimin e të gjitha rrugëve në fshatin Kabash.”Do të investoj në këtë fshat sepse ju e meritoni këtë sepse gjithmonë keni dhenë shumë për komunën tonë. Trajtim të veçantë do të ketë rinia e mrekullueshme e këtij fshati, sidomos do të mbështesë rininë sportive” ka thënë Haliti.

Uji Dea

Të pranishmeve iu drejtua edhe kandidati për asamble nga Kabashi Urim Syla, i cili tha se do të jetë zëri i kabashasve në Asamblenë Komunale të Vitisë./rajonipress/