UBT

Kabashi bëhet me rrugë të asfaltuar, Ballanca me objekt të ri shkollor në shtator

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka inspektuar sot punimet në realizimin e projektit për asfaltimin e rrugës në lagjen Gashi në Kabash, si dhe në ndërtimin e shkollës fillore në Ballancë.

Asfaltimi i rrugës së lagjes Gashi në Kabash ka një gjatësi prej afër 1 mijë metrash dhe është projekt që realizohet nga komuna e Vitisë në bashkëfinancim më Ministrinë e Infrastrukturës.

Ndërkohë, kryetari Haliti ka vizituar edhe fshatin Ballancë, përkatësisht shkollën e këtij lokaliteti ku ka filluar faza e dytë e punimeve në finalizimin e projektit të objektit të ri shkollor.

FIDANISHTJA

Kjo shkollë do të ketë 6 klasë, kabinetin e informatikës, bibliotekën, si dhe në kuadër të këtij projekti do të rregullohet edhe oborri dhe kopshti. Sipas planit të paraparë, parashihet që punimet të përfundojnë brenda dy muajve dhe kështu viti i ri shkollor në shtator të filloj në objektin e ri.

Aktualisht mësimet në objektin e vjetër të shkollës po i ndjekin 96 nxënës nga klasa e parë e deri në të nëntën dhe mësimi zhvillohet në dy ndërrime, ndërkaq pritet që në objektin e ri mësimi të zhvillohet vetëm në një ndërrim. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.