RCCOLA

Ka vrarë gruan në banjë: 15 vjet e 7 muaj burgim për shqiptarin nga Maqedonia

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Shqiptari i Maqedonisë së Veriut u dënua me 15 vjet e shtatë muaj burg, 15 vjet dëbim nga vendi dhe gjobë prej 500 frangash.

Gjykata e Qarkut e Dietikonit ka ardhur në përfundimin se akti në Dietikon ishte vrasje e rëndë dhe jo vrasje e qëllimshme. Për shkak të çrregullimit mendor të burrit, gjykata vendosi edhe masë terapeutike stacionare.
Kryetari i trupit gjykues, Benedikt Hoffmann, duke shpallur vendimin të premten në mbrëmje, ka folur për një “brutalitet të paimagjinueshëm”.

Shqiptari i Maqedonisë së Veriut u dënua me 15 vjet e shtatë muaj burgim, 15 vjet dëbim nga vendi dhe gjobë prej 500 frangash. Dëbimi nga Zvicra vlen edhe për të gjitha shtetet e tjera të zonës së Shengenit. Ai, më 26 gusht të vitit 2019 e kishte vrarë në Dietikon bashkëshorten, e cila jetonte ndaras nga ai, duke e goditur pesë herë me thikë, pasi më parë, e goditur me grushta nga ai, ajo kishte humbur vetëdijen.

Përveç për vrasje, ai është shpallur fajtor edhe për një sërë deliktesh ekonomike dhe shkelje të rënda të qarkullimit rrugor.

Masa terapeutike spitalore në vend të burgut

Dënimi i shqiptuar tashmë shndërrohet në masë terapeutike stacionare, transmeton albinfo.ch. Vrasësi, i cili ishte konsumues i kokainës, ndodhet në pavionin e sigurisë së lartë, të Klinikës psikiatrike Rheinau që nga vera e vitit 2021 ku po trajtohet për çrregullimet e tij mendore. Ai merr disa barna psikotrope.

Gjykata ka vendosur se vrasësi është përgjegjës në parim për dëmtimin e familjes së viktimës, veçanërisht fëmijëve, shkruan Limmattaler Zeitung. Fëmijët gjithashtu duhet të marrin secili nga 70,000 franga dëmshpërblim, ndërsa prindërit e viktimës nga 50,000 franga secili, vëllai 10,000 franga dhe vëllezërit e motrat e tjerë nga 8,000 franga.

Shumicës së shumave të përmendura i shtohen pesë për qind interes (kamatë) që nga dita e krimit. Përveç kësaj, vrasësi i detyrohet shtetit edhe për shpenzimet procedurale, ndonëse nuk ka gjasa që ai të jetë në gjendje të paguajë për të gjithë këtë.

Hidromorava

Djuke shpjeguar vendimin, gjyqtari i qarkut Hoffmann që në fillim e bëri të qartë se ai ishte “dukshëm mbi kërkesën e prokurorit publik”, transmeton albinfo.ch. Sepse në seancën e së mërkurës prokurori kishte kërkuar 14 vjet e një muaj burg ndërsa tani janë shqiptuar 15 vjet e shtatë muaj.

Duke iu drejtuar vrasësit, Hoffmann tha: “Gjatë hetimit ju thatë se nuk jeni kriminel dhe as vrasës. Por ju jeni një vrasës dhe kriminel i rëndë. Thjesht duhet ta keni të qartë këtë”.

Më pas gjyqtari kundërshtuar argumentin e autorit se kishte qenë ai që ishte sulmuar nga gruaja e tij. Kur 40-vjeçari kishte kapur thikën, “ajo kishte qenë tashmë e shtrirë dhe plotësisht e pambrojtur”, tha Hoffmann.

Si erdhi thika në duart e vrasësit?

Rreth thikës me të cilën është kryer vrasja janë ngritur disa pyetje të rëndësishme. A e ka pasur autori këtë që në fillim me vete për të kryer një vrasje në mënyrë gjakftohtë dhe të planifikuar? Apo thika ishte rastësisht tashmë në banjë? Ose, ai ka shkuar në kuzhinë për të marrë thikën? Gjykata supozon se vrasësi ka hyrë në banesë pa thikë, se ajo që ka ndodhur është kryer relativisht shpejt dhe se thika ka qenë në të vërtetë në banjë, përcjell albinfo.ch. “Por duhet të supozojmë gjithashtu se duhet të ketë pasur një ndërprerje diku mes goditjeve me grushte dhe përdorimit të thikës, veçanërisht pasi viktima ishte shtrirë në tokë.

Gjykata deklaroi gjithashtu se idetë delirante, emocionaliteti i lartë dhe zemërimi që ishte i vështirë për t’u kontrolluar, kanë luajtur një rol në vrasjen e kryer. Megjithatë, kjo nuk përjashton mundësinë që burri të kishte dashur të vriste gruan e tij edhe para se të hynte në banesë.

Ka vrarë gruan në banjë: 15 vjet e 7 muaj burgim për shqiptarin nga Maqedonia