ARKATANA

Ka vdekë ajo vdekje

/ 1 minutë lexim
HW

Nga Sabit Rrustemi – Rapsodit dhe poetit Agim Gashi, në shenjë të kujtimit të përhershëm.

Hidromorava

Po thonë ka braktisur dhomën e miqve
ka dalë tej faqes virtuale
është shtrirë n’spital po thonë
… pa sharki n’pixhama po rri
me i dhimbtë t’zezë
që e therrë bri më bri
po thonë
e çka s’po thonë
pa le të thonë
të thënat si gjithmonë
vrimave t’veshëve përbirojnë
e qafën thejnë
nuk ju besoj
pa edhe ashtu në qoftë
se ka vdekë ore
ka vdekë ajo vdekje
që atë burrë mund ta nënshtrojë
çiljani derën
e shihni
si del e niset ngadal
për tek ai majemal
në thikë të qiellit
atë këngë
edhe i herë ta këndojë
telat e sharkisë zërin i a kërkojnë
( 6 mars 2012 )

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.