ARKATANA

Ka shpëtuar 15 fëmijë gjermanë, rrezikon të dëbohet shqiptari

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Ai kishte lënduar dorën derisa po i shpëtonte 15 fëmijët e shkollës filore nga aksidenti i autobusit të shkollës. Ai u bë hero të martën, por nuk ka kohë për të festuar.

47-vjeçari Avni Mehana u bë hero të martën në mëngjes kur ndihmoi disa fëmijë për të shpëtuar, pasi autobusi pësoi aksident. Megjithatë, tani ai po lufton për të qëndruar në Gjermani së bashku me familjen e tij në Butjadingen Duerf, shkruan “nwzonline.de”.

Ai ishte ulur në tryezën e punëdhënësit të tij, Meent Brunken në Ruhwarden me dorën e majtë të lidhur. Ai kishte lënduar dorën derisa po i shpëtonte 15 fëmijët e shkollës fitore nga aksidenti i autobusit të shkollës. Ai u bë hero të martën, por nuk ka kohë për të festuar, përcjell albinfo.ch.

Ai së bashku me gruan e tij, Tahire (48) dhe fëmijët Fjolla (16) dhe Ylli (9), duhet të dëbohet, pasi Kosova konsiderohet si një vend i sigurt.

Avniu që dy vjet së bashku me familjen e tij që dy vjet janë duke jetuar në Butjadingen dhe është i bindur që nëse kthehet e pret vdekja.

FIDANISHTJA

Ai ka treguar pse është larguar nga Kosova. Ai kishte punuar në një fermë të vogël të kërpudhave dhe pasi kishte probleme financiare, kishte huazuar të holla nga njerëzit e gabuar, të cilët e kanë kërcënuar atë me vdekje dhe me 20 % më shumë interes. Dy anëtarë të familjes së tij kanë vdekur të mënyrë të dyshimt dhe ai është i bindur që nëse kthehet në Kosovë, e pret e njëjta gjë.

Punëdhënësi i tij, Meent Brunken, ka vetëm fjalë të mira për të. “Avniu kurrë nuk është vonuar në punë”, thotë ai. Familja e tij është e integruar dhe për këtë arsye edhe punëdhënësi i tij po lufton deportimin dhe për këtë ka njoftuar edhe autoritet e Qarkut në Brake, përcjell tutje albinfo.ch.

Në Spatherbest më 2016, sipas avokatit Braker që përfaqëson familjen, Gjykata administrative në Oldenburg kishte refuzuar kërkesën për azilit për Avni Mehanan.

Ai ka parashtruar kërkesën për azil dhe nëse gjithçka shkon mirë mund të qëndrojë lirshëm, së bashku me familjen e tij.

http://www.albinfo.ch/ka-shpetuar-15-femije-gjermane-rrezikon-te-debohet-shqiptari/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.