Ka shkuar në mbi 70 numri i të vrarëve në Nicë
Institucionet e sigurisë në Francë, kanë njoftuar se tashmë ka shkuar në mbi 70 numri i personave të vrarë në Nicë.
Tashmë është konfirmuar se ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.
Policia ka gjuajtur në drejtim të drejtuesit të kamionit si dhe të personave që gjendeshin me te, raporton zeri.info
——————————
Dyshohet për 20 të vrarë në Francë
Një shofer I një kamioni ka hëyrje në sheshin kryesor të qytetit të Nicës në Francë.
Shoferi dyshohet se qëllimshëm ka drejtuar makinën në drejtim të turmës.
Medie të ndryshme franceze raportojnë për sulm të mundshëm terrorist, porse ende nuk dihen detajet, raporton zeri.info.
———————————
E konfirmon kryetari i Nicës: Ka të vdekur
Kryetari i Qytetit të Nicës ka deklaruar se tashmë kanë humbur jetën disa person pas sulmit që një shofer kamioni i bëri një turme njerëzish që po festonin ditën Nacionale të Francës.
Christian Estrosi ka deklaruar: Të nderur qytetar të Nicës, shoferi i një kamioni sipas njoftimeve ka vrarë shumë persona”.

