ARKATANA

Ka shkelur ligjin, kosovari duhet të lëshojë Zvicrën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Për shkak të brutalitettit që ka treguar, “ekziston një interes i madh në aspektin e sigurisë që ai të mbahet larg Zvicrës”, thuhet në vendimin e Gjykatës Federale.

Gjykata Federale ka refuzuar në tri raste të ndara ankesat e personave me shtetësi të huaj kundër vendimeve të shkallëve më të ulëta të gjyqësisë për dëbimin e tyre nga Zvicra. Në mesin e tri rasteve është edhe ai i kosovarit 26 vjeçar i cili kishte ardhur në Zvicër me familjen e tij në vitin 1998 gjatë luftës së Kosovës.

Që në moshën 17 vjeçare, kur bënte zanatin si automekanik, ai kishte kryer vjedhje të ndryshme për çka dhe ishte dënuar. Kanë pasuar pastaj edhe dy dënime me nga më shumë se dy vjet heqje lirie, veç tjerash për lëndim të rëndë trupor dhe për vjedhje të rëndë në tetë raste, shkruan azonline.ch.

UBT

Si rezultat, zyra për migracion e Soloturnit ia ka tërhequr atij në tetorin e vitit 2012 lejen e përhershme të qëndrimit në Zvicër (vizën C). Ky vendim ishte mbështetur edhe nga Gjykata Administrative Federale, dhe tash së fundi, pas ankesës së bërë, atë e ka vërtetuar edhe shkalla më e lartë, Gjykata Federale në Lozanë.

Sipas vendimit të kësaj gjykate, i riu nga Kosova ka qenë brutal dhe ka vepruar në mënyrë të paskrupullt. Prandaj “ekziston një interes i madh në aspektin e sigurisë që ai të mbahet larg Zvicrës. Në këto rrethana, kthimi i të riut beqar 26 vjeçar në Kosovë është i i realizueshëm”, thuhet veç tjerash në vendimin e Gjykatës Federale të Zvicrës. /albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.