UBT

Ka qëlluar ish gruan para syve të nxënësve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kujtim N. 26 vjeç, mund të dënohet me më së paku 5 vjet burg për një tentim vrasjeje që e ka kryer më 10 maj të këtij viti

Më 9 maj të këtij viti, Kujtim N. kishte shtënë me revole mbi ish- bashkëshorten e tij para ndërteses së shkollës në Bad Zwischenahn. Ai kishte shkrepur tre plumba mbi të, duke i shkaktuar plagë të rrezikshme për jetë njofton albinfo.

Fakti se krimi është kryer para syve te nxënësve, është edhe një rrethanë rënduese më tepër. Kujtimi akuzohet edhe për grabitje të rëndë dhe shantazh. Vepra e fundit ka ndodhur kur, pas ikjes, kishte shkaktuar një aksident me veturë. Pastaj, nën kërcënimin e revoles, ia kishte marrë verurën nje gruaje, kalimtare rasti.

Gjykimi i Kujtimit do të fillojë këte të enjte në Gjykatën e Landit në Oldenburg.

FITORJA

Arratisja që kishte zgjatur tri javë, kishte përfunduar pasi që i dyshuari ishte kapur nga policia në Dorsten, më 29 maj.

Si motiv për tentimin e vrasjes, prokuroria përmend konfliktin që dorasi kishte me ish bashkëshorten lidhur me të drejtën e perkujdesjes për fëmijën e përbashkët. Më saktë, ai akuzohet se këtë veprim e ka kryer në shenjë hakmarrjeje ndaj viktimës, e cila ishte ndarë nga ai dhe donte ta mbante fëmijën për vete.

Gjykata e Oldenburgut ka caktuar tetë seanca për këtë gjykim që pritet të përfundojë më 21 dhjetor. Për terminet kryesore janë urdhëruar masa të posaçme sigurie.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.