UBT

Ka plaçkitur çiftin e pleqve, 7 vjet e 6 muaj burg për kosovarin

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Po këtë dënim për të gjykuarin e kishte kërkuar edhe prokuroria ashtu si dhe paditësi privat. Ndërsa mbrojtja ka kërkuar që ai të shpallej i pafajshëm.

Gjykata e Landit në Fulda ka sjellë vendimin për dënim me 7 vjet e 6 muaj burg për një kosovar 38 vjeç, i cili në janar të vitit 2012, së bashku me tre të tjerë, të panjohur kishte sulmuar një çift të moshuar në shtëpinë e tyre në Dipperz.

Po këtë masë ndëshkuese për të e kishte kërkuar edhe prokuroria ashtu si dhe paditësi privat. Ndërsa mbrojtja ka kërkuar që i akuzuari të shpallej i pafajshëm.

Gjykata ka konstatuar se kosovari ka sulmuarfizikisht dhe grabitur në shtëpinë e tyre një pensionist 79 vjeçar dhe bashkëshorten e tij 77 vjeçare, shkruan fuldauer zeitung.

Fundamenti

Faktet e paraqitura nga akuza kanë peshuar më shumë kështu që, pas disa seancave, gjykata ka vendosur të shqiptojë dënimin e përmendur.

Në ditën e gjykimit ka folu edhe eksperti lidhur me deklarimin e të akuzuarit se ai prej vitesh është në varësi nga konsumimi i drogës, heroinë dhe kokainë.

Sipas ekspertit, në rastin e sulmit në shtëpinë e pensionistëve në Dipperz, varësia nga droga nuk ka luajtur asnjë rol. Për këtë arsye, kosovari konsiderohet se ka përgjegjshmëri të plotë penale, pasi që në gjendje të droguar ai nuk do të mund të kryente një vepër të tillë./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.