ARKATANA

Ka nisur asfaltimi i rrugës Viti – Mogillë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Ka filluar sot solemnisht projekti për asfaltimin e rrugës Viti-Mogillë, projekt ky që do të realizohet në bashkëfinancim të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe komunës së Vitisë. Në inaugurimin e këtij projekti ku ishin të pranishëm udhëheqësit e komunës së Vitisë dhe asaj të Kllokotit, u vlerësua ky projekt si tejet i rëndësishëm për faktin se lidh banorët e Mogillës me qytetin e Vitisë dhe bënë më të lehtë qarkullimin përgjatë kësaj rruge.

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka theksuar se kjo rrugë ka rëndësi se lidh dy komunat, dy vendbanimet Vitinë me Mogillën por edhe me Ramnishtën dhe shumë e rëndësishme edhe për ne por edhe për komunën e Kllokotit, si bashkëpunim ndërkomunal. “Është një projekt që do të kushtoj 200.000 euro dhe komuna e Vitisë do të marrë pjesë në bashkëfinancim me 98.000 mijë euro ndërsa pjesa tjetër nga MAPL-ja. Natyrisht që është një rrugë më e shkurtë për qarkullim të qytetarëve si në ekonomin familjare po ashtu edhe në atë bujqësore, dhe për këtë ka efektin e lartë pasi që edhe lidhë edhe fshatin Ramnishtë me këtë rrugë”, tha kryetari Haliti.

UBT

Ndërsa zv. kryetari i komunës së Kllokotit Hasan Rashiti, falënderoj kryetarin e komunës së Vitisë për kontributin që po jep jo vetëm në zhvillimin infrastrukturorë në komunën e Vitisë por edhe në atë të Kllokotit. “Ne kemi një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me komunën e Vitisë jo vetëm në realizim të projekteve por edhe në sfera të tjera që na mbështet sidomos në zyrën e projekteve, atë të auditimit, shërbimet e Njësisë së Zjarrëfikjes etj, të cila i mungojnë komunës së Kllokotit. Edhe kur kemi nis këtë projekt, kemi qenë në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe në emër të strukturave të komunës së Kllokotit i falënderoj sepse ky projekt është shumë i mirëseardhur për qytetarët e Mogillës që po lidhen me komunën amë të Vitisë, sepse ka vite të tëra që kjo rrugë ka qenë e pa qarkullueshme”, tha Rashiti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.