FIDANISHTJA

Ka ndërruar jetë Vehbi M. Bislimi, punëtor ndihmës i paraleleve të gjimnazit në Zhegër

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Zhegër – Dje, në fshatin Zhegër, komuna e Gjilanit, në moshën 66-vjeçare, ka ndërruar jetë Vehbi M. Bislimi, punëtor ndihmës në paralelet e ndara të Gjimnazi në Zhegër. Vehbi Bislimit është varrosur sot, më 4 dhjetor në Zhegër.

Ky zhegras është një pjesë e shkollës së arsimit shqip në kohën e okupimit serb. Siç dihet, kur okupuesi i ndaloi shkollarët e paraleleve të gjimnazit të punojnë nën kulmin e shkollës fillore “Agim Ramadani”, tetë paralele të gjimnazit u detyruan që procesin e rregullt mësimor ta zhvillojnë nëpër ashtuquajtura Shtëpi-Shkolla të këtij lokaliteti. Pra, gjatë viteve 1991-92 e më vonë, disa qytetarë të këtij lokaliteti liruan disa shtëpi, në të cilat është organizuar procesi mësimor për nxënësit e Gjimnazit të këtij lokaliteti të Malësisë së Karadakut.

I pari ishte Sadri Bajrami, arsimtari i gjeografisë, i cili, për shkak të kushteve të vështira ekonomike, ai u detyrua të mërgojë në botën e jashtme, në Zvicër. Ai (Sadriu), atë kohë liroi dy shtëpi me 5 dhoma mësimi. Pos Sadriut, në Zhegër shtëpitë i liruan për gjimnazistët edhe disa edhe disa qytetarë të tjerë të këtij fshati. Në shtëpinë e Sadri Bajramit, punëtor ndihmës qe i caktuar Vehbi Bislimi nga ky fshat. Një njeri shumë punëtor. Profesorëve ju dha bukë dhe i strehoi në shtëpinë e tij vetëm e vetëm që të mos mungojnë nga orët mësimore.

Mobi Casa

Ky, me ato mundësi të veta skamnore, disa herë, profesorët udhëtarë i ka marrë në shtëpi, jo vetëm për ushqim, por edhe për strehim. Ai nuk ka kursyer asgjë nga veti për shkollën shqipe. Të gjitha punët i ka kryer me pedantëri. Ka qenë organizator i mirë i punës të këtyre paraleleve të ndara të Gjimnazit qendër “Zenel Hajdini” në Gjilan. Tek ky qytetar, që sot mungon, kanë banuar dy arsimtarë” Adem Lipovica dhe Berat Kosumi. I pari ka udhëtuar nga Dardana (Kamenica), ndërsa i dyti ka udhëtuar nga Presheva.

Vehbi Bislimi qe një punëtor i madh i lidhur me procesin mësimor. Ai shpeshherë i mirrte ditarët e punës dhe i strehonte në shtëpinë e tij për të mos rënë në duar policisë serbe, e cila, shpeshherë i vizitonte këto paralele të shkollarëve tanë. Pra, Vehbi Bislimi qe një punëtor i madh i shkollës shqipe. Ndonëse punoi mjaft shumë, askujt nuk i shkoi mendja që t’i dali në ndihmë së paku një përkrahje morale. Vehbi Bislimi vdiq, por ai përkujtohet jo vetën në analet e shkollës shqipe si pjesë e pandashme e arsimit shqip, por edhe nga shkollarët e kësaj kohe që mësuan nën kulmet e Shtëpi-shkollë.

Sot, zhegrasit u ndanë nga ky punëtor i madh, i cili, gjer sa erdhi lufta e fundit 1999, ai punoi së bashku me punëtorët e arsimit në këto paralele të Gjimnazit të Zhegrës në vitet e rënda të okupimit serb. Sot, para shumë vendasve dhe familjarëve, Vehbi Bislimi u varros në varrezat e këtij fshati. I lehtë i qoftë dheu!/ tefik selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.