ARKATANA

Ka ndërruar jetë Vehbi Ferizi

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Nga sot na mungon, Vehbi Ferizi, profesor i Gjimnazit në Gjilan. Ai na mungon dhe, mungesa e tij po ndjehet rëndë në familje dhe tek të gjithë kolegët e shkollës ku punoi. Ai së pari i mungon familjes, mandej shokëve, miqve, por i mungon edhe kolektivit të Gjimnazit ku punoi nga viti 1978 e gjer në vitin 2012 kur pensionohet. Thonë, vdekja vjen pa ftesë. Pa ftesë erdhi dhe e mori edhe Vehbi Ferizin, profesorin e Gjuhës ruse e të Biroteknikës. Vehbiu qe një nga punëtor e dalluar të arsimit shqip.

Ai kurrë nuk mungoi, por përherë ishte ndër ta parët në ishte në shkollë dhe në orët mësimore. Për punën e tij, sot flasin me pietet shumë shkollarë e kolegë të tij, të cilët, emrin e tij nuk e harrojnë. Ai ishte ndër punëtorët e hershëm në gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan. Këtu punoi dhe ishte shembull i arsimdashësit të shkollës shqipe.

Vehbi Ferizi ishte i lindur, më 10 maj të vitit 1947 në fshatin Hogosht, komuna e Kamenicës. Shkollën fillore e mbaroi po në këtë vend, Hogosht, ndërsa shkollën e mesme ekonomike e ka kryer në Gjilan. Pas shkollës së mesme, Vehbi Ferizaj ka vazhduar studimet pranë Fakultetit Filozofik – dega gjuhë dhe letërsi ruse në Universitetin e Prishtinës. Pa diplomë ka filluar të punojë nga viti 1969/70 në gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan. Një vit më vonë, ky pedagog i shkollës ka punuar në shkollën fillore “Skënderbeu” në Hogosht, vend ky që punoi gjer në vitin 1978.

ARKATANA

Pas vitit 1978 ka filluar punën në Gjimnazin e Gjilanit. Janë vite të rënda të punës së shkollës shqipe. Edhe Vehbi Ferizaj ishte larguar në puna, por erdhën kohë tjera dhe, ky arsimdashës, si të gjithë punëtorët tjerë të arsimit shqip, punuan në ashtuquajtura “Shtëpi-shkollë”. Ishin vite me përcjellje dhe të rënda të arsimit shqip, kur kolektivi i Gjimnazit “Zenel Hajdini” në Gjilan, zgjodhi Vehbi Ferizajn zëvendësdrejtor, të cilën detyrë e ushtroi se pesë vite me radhë.

Krahas detyrës së zëvendësdrejtorit, punoi edhe si arkëtar i kësaj shkolle të arsimit të mesëm në Gjilan. Pas luftës, për shkak se lënda e Gjuhës Ruse nuk mësohej më, ai caktohet punëtor në bibliotekën e gjimnazit gjer në fund të përfundimit punës së tij. Këtu e gjeti pensionimi i tij. Ja vdekja, ajo po i merr njerëzit para kohe.

Para kohe e mori edhe Vehbi Ferizajn, njeriun punëtor dhe shumë ekspeditiv në punën me ditar në dorë. Vehbi Ferizi nuk jeton më. Ai na iku, por vepra e tij jetësore mbetet të përkujtohet. Ajo mbetet përgjithmonë e respektuar dhe e pavdekshme. I qoftë lehtë dheu!/ tefik selimi/rajonipress/