UBT

Ka ndërruar jetë Taip Zeka, vëllai i dëshmorit Kadri Zeka

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Taip Zeka u lind më 15.04.1944 në Poliçkë të Dardanës, dhe pas vendosjes në Gjilan ishte krahu i djathtë i Kadri Zekës, në gjithë veprimtarinë atdhetare për liri dhe bashkim kombëtar. Pas vrasjes së Kadriut, Taip Zeka më 1983 arrestohet dhe mbahet në burg deri më 1989, duke qenë i dënuar dhe keqtrajtuar rëndë, pas akuzave se ishte shpërndarësi kryesor i armëve për organizimin e shqiptarëve për në luftën për liri.

Sot në orët e hershme të mëngjesit, datë 07.02.2013, pas një sëmundje të rëndë vdiq Taip Pajazit Zeka.

Taip Zeka u lind më 15.04.1944 në Poliçkë të Dardanës, dhe pas vendosjes në Gjilan ishte krahu i djathtë i Kadri Zekës, në gjithë veprimtarinë atdhetare për liri dhe bashkim kombëtar. Pas vrasjes së Kadriut, Taip Zeka më 1983 arrestohet dhe mbahet në burg deri më 1989, duke qenë i dënuar dhe keqtrajtuar rëndë, pas akuzave se ishte shpërndarësi kryesor i armëve për organizimin e shqiptarëve për në luftën për liri.

Taip Zeka nuk u ndal kurrë së punuari për lirinë e gjithë shqiptarëve dhe për bashkim kombëtar. Ai ishte pjesë e UÇK-së, UÇPMB-së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe pjesë e gjithë angazhimeve të tjera për liri e Bashkim të shqiptarëve. Taipi nuk u ndal kurrë.

ARKATANA

Në burgjet serbe, nga torturat e papara, Taip Zeka kishte humbur njërën veshkë si pasojë dhe tjetrën e kishte me dëmtime të rënda.

Sot ai ndërroi jetë pikërisht si pasojë e mosfunksionimit të veshkave, duke na lënë përjetësisht të pikëlluar.

Akademia Komemorative organizohet në ora 14.00 në Teatrin e Qytetit, pastaj homazhet para teatrit dhe nisja për në varrezat e qytetit.

Varrimi i Taip Zekës bëhet më 14:30h, në varrezat e qytetit. Nisja nga shtëpia e tij. Kuvendi i Komunës së Gjilanit , Organizata e Veteranëve të luftës së UÇK-së
Shoqata e të Burgosurve politikë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.