UBT

Ka ndërruar jetë Misin Misini, një punëtor i vyer e i dalluar i arsimit shqip

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Të shtunën, në moshën 72-vjeçare ndërroi jetë, Misin Misini, profesor i gjuhës shqipe. Misini ishte një punëtor i palodhur i arsimit shqip. Ishte një gur themeltar i shkollës shqipe. Punoi dhe punë e bëri punë. Ku punoi, la mbresa të pashlyeshme tek shkollarët dhe tek kolegët e tij të punës. E deshi punën me ditar në dorë. Ndonëse pati shumë sfida jete, se udhëtoi me dhjetëra km gjer tek shkolla, nuk ndjeu lodhje. Përherë qe i përgatitur dhe shembull në punë.

Askush nuk mund t’i dalë vdekjes përpara. Ajo vjen pa adresë. I merr njerëzit papritur dhe para kohe. Ajo, kur të vjen, çilja derën. Është e ftofshme. Askush nuk e do. Pse jo? S’ka më rëndë se vdekja. Moment i fundit i jetës. Është befasuese dhe e pamëshirshme. Jo vetëm kaq.

Dje, në moshën 72-vjeçare ndërroi jetë, Misin Misini, profesor i gjuhës shqipe. Misini ishte një punëtor i palodhur i arsimit shqip. Ishte një gur themeltar i shkollës shqipe. Punoi dhe punë e bëri punë. Ku punoi, la mbresa të pashlyeshme tek shkollarët dhe tek kolegët e tij të punës. E deshi punën me ditar në dorë. Ndonëse pati shumë sfida jete, se udhëtoi me dhjetëra km gjer tek shkolla, nuk ndjeu lodhje. Përherë qe i përgatitur dhe shembull në punë.

Misin Misini është i lindur më 19 maj të vitit 1946 në fshatin Terzijaj, komuna e Gjilanit. Katër klasët e shkollës fillore i kreu në fshatin Kurexhaj, kurse katër klasë të tjera i kreu në Shkollën fillore “Bashimi” në Zhegër. Në vitin shkollor 1961/62 ka regjistruar Shkollën Normale “Skënderbeu” në Gjilan. Ka diplomuar në vitin 1966.

Gjatë shkollimit të mesëm pati shumë vështirësi ekonomike – materiale. I munguan gjërat elementare të jetës. Udhëtoi nga 24 km në ditë në relacion Zhegër – Gjilan. Pati sfida të mëdha jete, por dëshira për të fituar dituri, atë e bëri që t’i përballojë të gjitha mënxyrat e jetës.

Fundamenti

Pas kryerjes së Shkollës Normale, punoi si mësues në fshatin e lindjes, Kurexhaj. Këtu punoi dy vite shkollore. Pastaj, transferohet si arsimtar i gjuhës amtare në shkollën amë në Zhegër, në vitin1975. Më vonë, ai kalon duke punuar si profesor në Akademinë Pedagogjike “Skënderbeu” në Gjilan. Në vitet e “70-ta është regjistruar në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë. Mësojmë se, pa shkëputje nga puna, ka vazhduar studimet me korrespondencë dhe ka punuar me ditar në dorë. Si student i zellshëm dhe i dalluar, ka fituar shpërblimin e dhjetorit (1972).

Pas kryerjes së SHLP, është regjistruar në Fakultetin Filozofik, dega e Gjuhës dhe letërsisë shqipe në Prishtinë, si student me korrespondencë ku ka diplomuar në vitin 1975.

Në mars të vitit 1983 fitoi gradën e magjistrit të shkencave filologjike. Mësojmë se, pas ngjarjeve të vitit 1981 qe i përndjekur nga ana e pushtetit të asaj kohe. Disa herë është bastisur shtëpia e tij. Në vitet e ‘80-ta morri thirrjen e profesorit të shkollës së lartë për lëndën Gjuhë e sotme shqipe me metodikë dhe Letërsi për fëmijë.

Nga viti 1975 punoi në Entin Regjional Arsimor Pedagogjik dhe në Këshillin Komunal të Arsimit në Gjilan deri në vitin 1999 si këshilltar pedagogjik i Gjuhës dhe letërsisë shqipe.
Gjatë kohës së punës, ai është marrë me shkrime të ndryshme nga profesioni. Ka botuar herë pas here punime nëpër revista dhe gazeta tona shqipe. Ka bërë reagime dhe polemika me të tjerë.

Misin Misini, tash i ndjerë, ka qenë një zë kryengritës, i cili ka debatuar për gjuhën letrare dhe hyrjen e saj si lëndë në fakultetet e Universitetit të Prishtinës. Kah fundi i jetës, ka botuar një monografi për fshatin Kurexhaj. Por, ja vdekja. Ajo i merr njerëzit në kohën më të mirë të punës. Kohës së fundi, Misin Misini ka qenë pak i “lodhur” nga një sëmundje kohe. Ai vdes në moshën 72-vjeçare në Gjilan./tefik selimi/rajonipress/