Hidromorava

Ka ndërruar jetë ish – gjyqtari Memin Sylaj

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Në moshën 68 vjeçare ka ndërruar jetë ish – gjyqtari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Memin Sylaj.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani dhe kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Zyhdi Haziri, i kanë dërguar telegram ngushëllimi familjes për vdekjen e anëtarit të tyre.

Ndërkohë Dega e Gjykatës Themelore në Kamenicë, sot ka mbajtur një mbledhje komemorative, me rastin e ndarjes nga jeta të ish – kolegut të tyre.

FIDANISHTJA

Ish – gjyqtari Sylaj në vitin 1972 ka përfunduar Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Pas mbarimit të studimeve, ka mbajtur disa pozita në sektorin publik, kurse nga viti 1990 e gjerë në fund të vitit 1999 ushtron profesionin e avokatit.

Në vitin 1999 emërohet gjyqtar në Gjykatën Komunale në Kamenicë, për të vazhduar punën deri në pensionim më datë 17.09.2013, ndërsa pas pensionimit ka vazhduar prapë të ushtroj profesionin e avokatit.

Gjatë punës së tij shumë vjeçare në drejtësi, kolegët dhe miqtë e kujtojnë si person të zellshëm në punë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.