Uji Dea

Ka ndërrua jetë Kriva Reka

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

N’ Kamenicë , kur falet dreka – Gjëmë po bëjnë konopi e leka !…
Këndon temxhitin Mulla Keka : “Ka ndërrua jetë kjo Kriva Reka !”

N’ kroje e n’ gurra pak nga pak –
Buron uji nëpër Gollak !
Kalon male , lugje e fusha –
Gurgullon lumi Gjarpërusha !

Nga Artana e nga Mareci ,
Prapashtica e Dabisheci …
Burojnë ujërat nga këto treva –
Marrin rrjedhat kah Krileva !…
Marrin rrjedhat drejt Strezocit ,
Kosovicës dhe Hajnocit …
Rahovicës e Bugjenicës –

Marrin rrugë drejt Kamenicës !
Që nga Zllashi e Lisica ,
Dabisheci e Prapashtica ,
Hajkobilla e Zajçeci –
Është një lum që rrjedh për qejfi !…
Ai lum quhet Kallugjerica –
Bien kah Lerthat e Gllogovica !…
Uji i pastër , uji i shpirtit –
Kalon Hanin e Sherifit !…
Kah Leshtari e Kremenata –

Uji Dea

Ka marrë lumi rrugë të gjata !…
Prej Pirevës e Obërshinës –
Bashkëngjitet lumi i Meshinës !…
Kështu Gjarpërusha prej Lisicës –
Gjarpëron drejt Kamenicës !
Kur të bien në Domaroc –
I bashkohet edhe një shoq !…
Vjen nga Sfirca e Desivojca ,
Gjyrisheci e nga Lisocka …
Atij i thonë lumi i Hogoshtit ,
Që i jep shpirt arës e kopshtit !…
Kështu Gjarpërusha jonë malore –
I bashkohet Moravës Jugore !

Që nga Ura e Domarocit –
Udhëtojnë bashkë drejt Bujanocit !…
Nga Gollaku e Karadaku –
Dy lumenj me ujë meraku !
Bahen bashkë nga dy Malësi –
Marrin rrugë drejt Detit t’ Zi !

Gjilan, më 06.10.2014. Demir KRASNIQI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.