Eko Higjiena

Ka mbytur dy fëmijët e vet, burg i përjetshëm kosovarit Shaip B.

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjykata ka siguruar se ai, për shkak të peshës së veçantë të veprës, nuk ka shanse të lirohet pas 15 vitesh të mbajtjes së dënimit, siç praktikohet në raste më të lehta

Kosovari 46 vjeçar Shaip B. ka çuar dy fëmijët e vet të vegjël (vajzën 4 dhe djalon 5 vjeçar) me vetëdije drejt vdekjes. Ky akt tragjik ka ndodhur në shtatorin e vitit të kaluar në afërsi të Dresdenit (ish Gjermania lindore), kur ai e kishte ngarë makinën me shpejtësi të madhe me qëllimin për të vrarë dy fëmijët dhe veten, duke goditur në fprmë ballore një trung peme, shkruajnë mediet gjermane. Të dy vogëlushët kishin vdekur në vendin e ngjarjes ndërsa babai i tyre kishte shpëtuar me lëndime. Këtë akt kriminel ai e kishte bërë si pasojë e dëshpërimit që e kishte braktisur e shoqja!

Gjykata e Landit në Görlitz e ka dënuar me burg të përjetshëm për vrasje të dyfishtë. Përveç vetë dënimit që është më i rëndi i paraparë në gjyqësinë gjermane, gjykata ka siguruar se ai, për shkak të peshës së veçantë të veprës, nuk ka shanse të lirohet pas 15 vitesh të mbajtjes së dënimit, transmeton albinfo.ch. Ky lirim praktikohet në raste më të lehta të dënimit të përjetshëm dhe kur i dënuari tregon sjellje të mirë.

Mobi Casa

Gjyqtari ka thënë se e beson që 46 vjeçari ka dashur të vrasë edhe veten, por kjo nuk luan asnjë rol, pasi që ai ka vrarë dy fëmijët e vet.

«Është e vërtetë që i kam mbytur fëmijët e mi. Kam dashur të mbys veten dhe t`i marr me vete edhe fëmijët», janë fjalët e tij që i ka thënë avokati mbrojtës.

Por, ndërkohë që vet kishte qenë i lidhur me rripin e sigurisë, djalin e kishte ulur në karrugen anash (pa mbrojtje për fëmijë) ndërsa vajzën në ulësen e mbrapme, përcjell albinfo.ch. Të dy kishin qenë në gjumë dhe nuk kishin pasur shanse mbijetese pasi babai i tyre vrasës e kishte vozitur makinë 150 kilometra në orë në drejtim të drurit./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.