Ka kundërthënie, por palët munden t`i zbatojnë marrëveshjet

Shefi i zyrës për Europë Jugore dhe Qendrore në State Departament Jonathan Moore ka qëndruar ditëve të fundit në Serbi, ku ka takuar zyrtarë të lartë serbë, me të cilët ka diskutuar kryesisht për dialogun.
Në një intervistë për gazetën serbe “Vecernje Novosti”, Moore ka folur për pritjet e Washingtonit.Ai ka thënë se aktualisht ka kundërthënie mes palëve për shkak të detajeve të vështira si dhe për ngecjet në këtë proces ndërsa ka përmendur faktin që pala kosovare nuk i ka kryer punët me ligjin për amnistinë ndërsa Beogradit faktin që nuk është pajtuar për energjetikën dhe telekomunikacionin.
“Për energjetikën dhe telekomunikacionin tashmë është dashur të arrihej marrëveshja, por kjo nuk ka ndodhur”, ka thënë Moore.
Sipas tij, është koha e fundit që Prishtina dhe Beogradi, t’i normalizojnë marrëdhëniet. Moore ka thënë se Washingtoni po pret për të parë nëse takimi i radhës Thaçi – Dacic, që mbahet javën e ardhshme, do të shkojë në drejtim pozitiv. Express sjellë një version të shkurtuar të intervistës me diplomatin amerikan.
Pyetje: Serbët e Veriut të Kosovës frikësohen se krejt procesi i dialogut në Bruksel, përfshirë edhe zgjedhjet lokale, ka për qëllim rrumbullakimin e pavarësisë së Kosovës?
Moore: Porosia jonë për njerëzit në Veri dhe gjithkund në Kosovë dhe rajon është që tani është koha e fundit që Beogradi dhe Prishtina ti normalizojnë marrëdhëniet, të zgjidhet statusi dhe pozita e serbëve në Veri, në atë mënyrë që atyre tu sigurohen të gjitha të drejtat dhe mundësitë për jetë, punë dhe prosperitet. Ky është edhe njëri prej qëllimeve të dialogut. edhe Presidenti i juaj, Kryeministri dhe Zëvendëskryeministri i Parë kanë përpjekje të rëndësishme dhe kanë dërguar shumë sinjale pozitive duke potencuar rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje.
Pyetje: A do të jenë këto zgjedhje testi më i madh për implementimin e marrëveshjes?
Moore: Është e vështirë të shkëputet një çështje për të cilën do të mund të thuhej se do të jetë sfida më e madhe për Beogradin. Jam optimist, sepse Qeveria ka treguar vullnet të mirë rreth dialogut me Prishtinën. Është e rëndësishme që edhe shumë parti opozitare kanë mbështetur dialogun dhe duan që të ketë sukses sikurse edhe implemtimin e marrëveshjes.
Pyetje: Por, Prishtina po përpiqet që në të ndryshojë marrëveshjen në terren dhe ti bëjë obstruksion ?
Moore: Ka kundërthënie, të detajeve të vështira. Për energjetikën dhe telekomunikacionin tashmë është dashur të arrihej marrëveshja, por kjo nuk ka ndodhur. Prishtina nuk e ka miratuar ligjin për amnistinë. Por jemi të bindur se është e mundur që dy palët t’i implementojnë marrëveshjet.
Pyetje: A mundet Beogradi t’i hapë negociatat me BE’në në janar?
Moore: Shpresojmë që kjo të jetë e mundur dhe e mbështesim fuqishëm të ardhmen e Serbisë si anëtare e BE’së. Procesi negociator është do të jetë i gjatë, dhe është mirë që të fillojë sa më parë. Pas takimit të ardhshëm të Catherine Ashton me Ivica Dacic dhe Hashim Thaçin javën e ardhshme, do të shohim se a do të zhvillohet ky proces në drejtim pozitiv.
Pyetje: Prishtina ka paralajmëruar se në KS të OKB’së do të kërkojë suspendimin e Rezolutës 1244. A do ta mbështesin SHBA’të këtë?
Moore: Nuk kemi informacion zyrtar për një kërkesë të tillë të Prishtinës. Sa na përket ne rezoluta
e KS të OKB’së është ende në fuqi.
Pyetje: Si diplomat që për një kohë të gjatë jeni angazhuar në Ballkan, si e vlerësoni situatën aktuale politike dhe të sigurisë në rajon?
Moore: Jemi shumë të kënaqur dhe të impresionuar me përpjekjet e mëdha që janë duke bërë autoritetet serbe në procesin e avancimit të marrëdhënieve me fqinjët. krejt kjo njihet dhe vlerësohet pozitivisht në SHBA. Natyrisht ndërmjet dy vendeve tona, ende ka çështje të hapura si Kosova, procedimi i personave përgjegjës për sulmet në ambasadën tonë në Beograd, por edhe brenga për vrasjen e tre shtetasve amerikanë, vëllezërve Bytyçi. Ky rast duhet të hetohet dhe procedohet.
Pyetje: A mendoni se zgjedhjet në këtë moment do të ishin të dëmshme për Serbinë ?
Moore: Kjo është çështje e brendshme, për këtë vendosin Qeveria dhe partitë. Pritjet e Washingtonit janë që Qeveria, pavarësisht se kush e përbën atë, ta çojë vendin përpara, ta vazhdojë dialogun me Prishtinë dhe reformat.
Pyetje: Në debatin në Kongres në pranverë edhe një herë keniporositur se ndarja e Kosovës dhe shkëmbimi i territoreve nuk janë zgjidhje e mirë. Pse Washingtoni kundërshton shumë këtë?
Moore: Jemi shumë të interesuar shumë për zhvillimet në Ballkan, por pozicioni i administratës së Washingtoni është i qartë- nuk mendojmë se një aranzhman i tillë do ti ndihmonte rajonit por do të ishte kundërproduktiv dhe do të nxiste probleme. përndryshe, gjatë dialogut Beograd – Prishtinë, kjo temë kurrë nuk është vendosur kurrë në tryezën e bisedimeve.