GRANDEMALL

Ka kohë që po frynë erë politike kundërmuese me prejardhje nga Karpatet

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Nga Isuf Bajrami- Si ka sy, ky farë Rizahi, të kërkoj reciprocitet për shqiptarët autoktonë në tokat e tyre të lara me gjak,djersë e lot nën kolonizimin e Serbisë i quan pakicë, herë minoritet e herë komunitet!!!

Ka kohë që po frynë erë politike kundërmuese me prejardhje nga karpatet, për të kërkuar reciprocitet mes tokës së Kosovës dhe “Luginës” së Rizës (sepse Kosova Lindore i ka shumë lugina e prrocka:prroni i lafetve,prroni halles hum,lugi i pelave,etj.), si probleme që kërkojnë zgjidhje në “dialogun” eventual ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Riza Halimi, “deputet” në Parlamentin e Serbisë, këto ditë është krekosur, ka filluar me ngritur kokën lart, nga se më parë e pat futur në zall si struci, për të kërkuar nga “Qeveria e Kosovës, (e cila sipas tij) do të duhej të kërkonte nga Serbia dhe bashkësia ndërkombëtare të drejtat për shqiptarët e Luginës së Preshevës, ashtu siç ua siguron të drejtat serbëve të Kosovës, përmes dokumentit të Ahtisarit“.

Sa qesharake, madje shumë cinike. Riza kërkon ndihmën e Kosovës, a vet ai, në mes të Beogradit e ka dhënë betimin e “deputetit” (posllanikit), në të cilën Kosova trajtohet si provincë serbe.Madje, ai, pa u skuqur fare,pa turp e pa cipë, përmend dokumentin e Ahtisarit dhe e abstrahon Referendumin e popullit më 1992, me të drejt bashkëngjitje me Kosovën për zgjidhjen e problemeve në: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë,referendum i cili asnjëherë nuk u realizua në asnjë pikë në praktikë.

Riza Halimi dhe partia e tij PVD-ja, që nga themelimi i saj kanë marrë pjesë aktive në zgjedhjet e të gjitha niveleve në Serbi, përveç atyre presidenciale, ngase nuk kishte kandidat për kryetar të Serbisë. Ndërsa serbët në Kosovë, që nga vitit 1999, nuk i njohin institucionet e Kosovës shtetit ku jetojnë, por i binden urdhrave të Beogradit njëjtë sikur Riza.

Si ka sy, ky farë Rizahi, të kërkoj reciprocitet kur shqiptarët autoktonë në tokat e tyre të lara me gjak,djersë e lot nën kolonizimin e Serbisë i quan pakicë, herë minoritet e herë komunitet!!! Bënë paralelizëm me serbët ardhacak (si qargarë nga karpatet e Rusisë) në Dardani, të cilët veten e quajnë etnitet, punojnë e veprojnë si bashkëkombësit e tyre në Nish, Kralevë e Beograd.

Po ky farë “deputeti” (posllanik i Serbisë) , e di fare mirë se ne me serbët në Kosovë i kemi të njëjtat standarde: Kushtetutën dhe ligjet,letërnjoftimet, pasaportat, valutën, etj.
Sa serbë në Kosovë, kontrollohen nëpër shtëpi, rrahën në prezencë të familjes,arrestohen, burgosen e vriten nga shteti ku jetojnë e sa shqiptarë në Kosovën Lindore, kalojnë nëpër këto katrahura nga ushtria aktive dhe rezervë, xhandarmeria e policia serbe.

Riza Halimi, e di mirë sepse të gjitha ato që ndodhin kanë justifikim nga legjislacioni ku ai e ka votën dhe e merr rrogën (pllaten)! Por atij i duhet megalomania, rejtingu, i duhet marketingu politik, i duhet arsyetimi i pagës së tij e cila arrin lartësinë e 10 punëtorëve sa marrin para gjatë një muaji në Preshevë.

ARKATANA

Lojërat akrobatike të Rizës e kameleonizmin e tij, nuk i pëlqen më kush. Elektorati është zhgënjyer, tashmë, me politikën e “tij” e cila n`vend numëron, qarkullim në rreth të mbyllur. Ky kurs politik i karpateve po i kushton shtrenjtë popullit dhe subjektit, që “drejton ai” jo më pak se 20 vjet. Nga kjo parti u detyruan të shkëputën shumë degë e nëndegë,krejt si pasoj e një veprimi politik dogmatik.

Një Lum që nuk rrjedh, e rri në një vend çelbet. Po ashtu edhe një subjekt politik, i cili nuk reformohet është i dënuar të shkatërrohet. Shembull konkret kemi zgjedhjet e fundit, që u mbajtën në maj të këtij viti. PVD-ja, ngeli në opozitë në Preshevë dhe Bujanoc, duke i falënderuar shefit të saj, i cili vet rrinë nën hije, kurse anëtarësia piqet e digjet në diellin politik të Kosovës Lindore.

Parimisht, askund nuk ndodh në botë, që shefi i partisë në pozitë anëtarësia në opozitë.Po, Riza, nuk ka ujë në sy. Ai, nuk i jep pesë dinarë pse i shkatërrohet subjekti partiak, me rëndësi është që ai të rri në kolltuk. Është mësuar kolltukofagu, të jetë gjithmonë në kolltukun e Serbis.

Dyshoj se po iu ofrua edhe funksioni i presidentit të Serbisë, do ta pranonte me kënaqësi si Sinan Hasani,dikur “Kryetar” i ish Jugosllavisë.

Për të gjitha këto veprime,e shumë të tjera që nuk po i përmendi nga e kaluara e deri tani, shqiptarët e Kosovës Lindore, janë në dijeni. Ata, nuk i besojnë më këtij “deputeti” (posllaniki) të Serbisë, sikur edhe të kërkoj bashkim me Kosovën e lëre më reciprocitet me serbët ardhacak (qargarë nga karpatet e Rusisë) në Kosovë.

Reciprociteti iluzor i Riza Halimit, është një ëndërr e kuzhinave të Beogradit, që i pëlqejnë kolltukofagët si dikur Sinan Hasani,Rrahmon Morina,e tani Riza Halimi e disa sahanlëpirës të tjerë që kësaj here nuk po i përmendi.

Populli i Kosovës Lindore e do bashkimin me Kosovën Amë , por jo me këto parakushte reciprociteti të cilat janë antikombëtare dhe rrjedhin nga kuzhinat e Beogradit!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.