ARKATANA

Ka interesim për Kamberin, Hibernian fillon bisedimet me klubet e interesuara

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Sulmuesi shqiptar i Hibernian, Florian Kamberi mund të ndërrojë skuadër në afatin kalimtar veror.

Sipas mediumit skocez “Edinburgh Evening News”, Hibernian ka nisur negociatat me një klub, por nuk zbulon se cili është apo cilës ligë i përket.

Kamberi më herët kishte tërhequr vëmendjen e disa klubeve nga Anglia, Gjermania dhe Turqia.

Ai u huazua gjatë janarit te Rangers duke arritur të fitonte besimin e trajnerit Steven Gerrard.

UBT

Ai në atë kohë kur u prezantua te Rangers tha se kalimi në këtë klub ishte një ëndërr e bërë realitet, gjë që i kishte revoltuar dukshëm tifozët e Hibernianit.

Ka pasur zëra që Kamberi mund të mbetet te Rangers, por siç duket drejtuesit e klubit nuk janë të vendosur një gjë të tillë.

Kamberi pritet të grumbullohet me Shqipërinë për ndeshjet e radhës pasi tani zyrtarisht është pjesë e tyre. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.