RCCOLA

Ka filluar realizimi i projektit të kanalizimit në fshatin Ballancë

/ 1 minutë lexim

Viti – Kanë filluar punimet në rregullimin e rrjetit të kanalizimit në fshatin Ballancë. Kryetari i komunës Sokol Haliti ka vizituar punimet që po bëhen në këtë fshat dhe ka thënë se Komuna e Vitisë do të vazhdoj me projekte të cilat janë të rëndësishme për mirëqenien e qytetarëve, siç është edhe ky projekt i kanalizimit në Ballancë.

Ai gjithashtu ka kërkuar që punimet të kryhen në përpikëri dhe krahas dinamikës së punës, me cilësi e kualitet.

KKGJILAN

Kurse kryetari i këshillit të fshatit Ballancë Valon Latifi, ka thënë se ky projekt është shumë jetik për banorët dhe ka shprehur falënderim për Institucionet komunale, për realizmin e projekteve që po bëjnë në këtë lokalitet.

Vlera e këtij projekti është mbi 110 mijë euro, ndërsa financues është komuna e Vitisë, kurse punimet pritet të përfundojnë gjatë kësaj vere./rajonipress/