Ka ëndërruar gjithmonë të jetë sipërmarrëse e suksesshme dhe në fakt i’a ka dalë
Ajo është shqiptarja Atifet Draga e lindur ne Pejë jeton dhe vepron ne Gjermani në Sassenberg. Atifeti një shqiptare e integruar në shoqërinë Gjermane, por edhe në biznesin e këtij vendi. Ajo punon në kompaninë që quhet “LR HEALTH & BEAUTY”, si lider bote në industrinë e Aloe Verës.
Atifeti është duke zhvilluar klientelën anë e mbanë botës dhe duke e rritur ekipën në tërë botën. Ka arritur aktualisht statusin e menaxheres në kompani dhe është në kërkim e sipër të femrave ambicioze dhe që kanë determinacion dhe ambicie për suksese, që të inkuadrohen në ekipin e saj ndërkombëtarë.
Ajo thotë që është me fat, që mund të ndihmojë sa me shumë femra shqiptare individë që të marrin jetën e tyre në duart e tyre dhe të punojnë për realizimin e ëndrrave të tyre dhe jo për të realizuar ëndrrat e të tjerëve ndjehet me fat, dhe bekuar qe punon me to.
Në t’njëjten kohë bashkëshorti i saj, është menagjues i një firme “Trocken Bau” të famshëm në Gjermani, kishte nevojë për ndihmën e saj.
“Mua ma kishte dhen detyrën si kontabiliste në firmë dhe më ka dorë të djathtë në mirëdrejtimin e biznesit dhe zhvillimin e partnershipit me Gjermanin ashtu edhe me vende të tjera të botës”, thotë Atifeti.
Ndjehet me fat, e bekuar dhe mirënjohëse që së pari ka shëndet të mirë, dhe ka një familje të shëndoshë, që ka një bashkëshort që është ndihmësi i saj në të gjitha projektet që ajo ndërmerr.
Edhe pse suksesi i saj ka arritur majat, karakterizohet nga thjeshtësia, modestia, bujaria dhe gjithmonë shfaqet vizionare. Jo vetëm Atifeti, por e gjithë familja e saj janë të përfshirë në biznes, duke dëshmuar kështu një shembull të vërtetë të sipërmarrësve. Ka edhe disa projekte në mendje në Kosovë për të cilat ajo nuk do te flasë ende dhe thotë qe do të mbetën surprizë. Slogani Atifetit është: MESO – PRAKTIKO – TRANSMETO -PUNO”, përmbyllë Atifet Draga./rajonipress/



