RCCOLA

Ka dhënë dorëheqje Presidenti i SC Gjilanit, Florim Zuka

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Këtë e ka njoftuar në profilin e tij personal në Facebook vet Florim Zuka.

Postimi i plotë i Florim Zukës

Te nderuar qytetar te Gjilanit, adhurues te futbollit ne Kosove dhe me gjerë,
Ne fillim te vitit 2017 e morëm ne menaxhim klubin e Futbollit Sc Gjilani. Qe nga momenti i pare jam angazhuar qe klubi te ketë një strukture te qëndrueshme administrative dhe jam kujdesur maksimalisht qe ne aspektin financiar te mos ketë asnjë problem.

Për këto 5 vite e gjysme kemi investuar një shume te madhe te mjeteve financiare, e tera pasuri familjare, duke sjelle ne Klub lojtar për te cilët kemi menduar se mund te arrijmë synimet e përbashkëta qe Sc Gjilani te pozicionohet ne mesin e klubeve me te suksesshme ne Kosove.

Uji Dea

Megjithëse se kemi krijuar një organizim dhe stabilitet te kënaqshëm ku për këtë periudhe kohore dy here kemi siguruar pjesëmarrjen ne garat evropiane, prapë se prapë duhet ta pranojmë se nuk e kemi arritur qëllimin final, qe ka qene Titulli Kampion.

Përkundër rezultateve te arritura, konsiderojmë se kjo nuk ka qene e mjaftueshme dhe për ketë arsye qe nga momenti i publikimit te këtij njoftimi ofroje dorëheqje te parevokueshme nga pozita e Kryetarit te Klubit Sc Gjilani. Njëkohësisht edhe kryesia aktuale është e dorëhequr se bashku me mua.

Ftojmë te gjithë sportdashësit, donatoret, përfaqësuesit e Institucioneve Komunale, dhe çdo person tjetër te interesuar qe te jap kontributin e vet ne krijimin e një kryesie te re ne mënyrë qe Sc Gjilani te vazhdoje tutje drejt synimit te përbashkët, Titullit Kampion.
Florim Zuka.