Uji Dea

K.H “Zhegra” mposhtë përsëri rivalin lokal “Drita”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në ndeshjen e fundit të Superliges së Kosovës në hendboll në prani të mbi 200 shikueseve, K.H. “Zhegra” ka vazhduar me fitoren e radhës ndaj rivalit lokal K.H “Drita”, duke e mposhtur përsëri (30-29) dhe duke treguar se këto vitet e fundit nuk di për humbje ndaj ekipit të K.H “Drita”.

Ndeshja ishte e balancuar dhe mjaft e fortë, K.H “Zhegra”, gjatë gjithë kohës ishte në epërsi 2-3 gola, ndërsa epërsia më e madhe ka qenë deri në 6 gola.

Të gjithë lojtarët janë angazhuar në maksimum dallohen Alban Haziri me 10 gola dhe Gezim Misini me 9 gola nga radhët e K.H “Zhegra” ndërsa nga K.H “Drita” janë dalluar Mesud Salihu me 8 gola si dhe Mehmetali Sahiti dhe Rinor Selmani me nga 5 gola.

Mobi Casa

Lojtar i ndeshjes pa dyshim që ishte portieri 18 vjeçar Armir Agushi, i cili sonte ishte më meritori për fitoren e K.H “Zhegra”. Në këtë stinor K.H “Zhegra” përfundon në vendin e 5 të tabelës, ndërsa K.H “Drita” e fundit në klasifikimit e superliges së hendbollit të Kosovës.

Gjithashtu edhe ekipi i kategorisë së Kadetëve, ka mposhtur K.H “Drita” thellë me rezultat 20:11. Pra në të gjitha kategoritë K.H “Zhegra” po del fituese ndaj rivalit lokal Drita./rajonipress/