Mobi Casa

K.F. “Gjilani” synon Superligën

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – KF “Gjilani” ka arritur të përforcohet me këta futbollist: Faton Maloku – Hajvalia, Vllaznim Jashari – Drita, Ilir Blakcori – Llapi, Ridvan Emini – Lepenci, Buron Beqiri – Vllaznia, Flakron Iberdemaj – Ulpiana, Shqipdon Ademi – Ramiz Sadiku. Me këto përforcime Gjilani synon të hyjë në Superligë.

Gjilani deri me tani ka zhvilluar 3 ndeshje kontrolluese : Ramiz Sadiku 0-1 Gjilani, Gjilani 0-0 Prishtina dhe Ferizaji 2-3 Gjilani. Gjithashtu ky ekip ka marr pjesë në turneun “Bezi – Raci – Reshi” ku ka arritur këto rezultate: Gjilani 1- 0 Ferizaji dhe Gjilani 0-0 Drita në penalti ka humbur .

Uji Dea

Deri në fillim të kampionatit (23 gusht) KF “Gjilani” ka planifikuar edhe dy ndeshje tjera kontrolluese.

Aktualisht është duke stërvitur dy herë në ditë me qëllim që lojtarët të jenë sa më të përgatitur për sfidat që e presin thuhet në një njoftim të këtij klubi./rajonipress/