Juventusi siguron shërbimet e talentit shqiptar
Juventus ka investuar në të ardhmen e ekipit duke siguruar shërbimet e talentit shqiptar Rej Manaj.
Calcionercato.com raporton se kampioni italian ka blerë shqiptarin për dy milionë euro nga ekipi i Cremoneses, transmeton Koha.net.
Për shërbimet e tij u interesuan edhe Interi e Roma, por në fund Juve mposhti rivalët duke ofruar më shumë para për të.
Ai është lojtar i kombëtares shqiptare për U-21.
© KOHA


