UBT

Juventusi pas Xherdan Shaqirit

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Juventusi ka bërë të ditur se kanë shfaqur interesim të madh të nënshkruajnë me yllin e Zvicrës, Xherdan Shaqiri. Mesfushori i Bayern Munichut ka shfaqur pakënaqësi me aktivizimin jo të shpeshtë te Bayerni, prandaj, garës për të nënshkruar me të i ka hyrë edhe kampioni i Italisë.

Kështu bënë të ditur ‘sportsmole.co.uk’, sipas së cilës, ‘Zonja e Vjetër’ do të zhvillojë një luftë të fortë me Liverpoolin, të cilët kanë ofruar 20 milionë euro për 22-vjeçarin.

Mobi Casa

Ndërkohë, sipas ‘Daily Star’, përfaqësuesit e Shaqirit nuk kanë dashur të flasin rreth interesimit për kampionin e Italisë, duke konfirmuar se ata duan të largohen nga Bayerni. Shaqiri tek bavarezët kaloi para dy vitesh.