Uji Dea

Juventusi hyn në garë për Vedat Muriqin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Pas Manchester Unitedit dhe Tottenhamit, edhe gjiganti italian ka shprehur interesim për sulmuesin kosovar, i cili po shfaq formë të jashtëzakonshme me Fenerbahçen dhe Përfaqësuesen e Kosovës.

Vedat Muriqi është bërë objektiv i klubeve të mëdha evropiane, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti kosovar po vazhdon të shfaq formë të jashtëzakonshme dhe kjo është vërejtur nga gjigantët e futbollit evropian.

Sipas mediave turke, interesim për sulmuesin prizrenas ka shfaqur edhe Juventusi.

“Bianconeri” iu shtohen ekipeve të interesuara për përfaqësuesin kosovar, pasi paraprakisht atë e kanë vëzhguar Tottenhami dhe Manchester Unitedi në ndeshjen ndërmjet Anglisë dhe Kosovës.

Sipas mediumit turk “Fanatik”, një ekip skautësh të Juventusit do ta përcjellin nga afër në stadium lojën e Vedatit në derbin turk kundër Galatasarayt dhe më pas do t’ia përcjellin informatat trajnerit Maurizio Sarri.

Mobi Casa

Gjatë 5 ndeshjeve të zhvilluara në Superligën turke këtë sezon, Muriqi ka realizuar 3 gola dhe e ka dhuruar një asistim.

Ai realizoi gol në fitoren e fundit ndaj Ankaragucu.

Ndërsa, me Përfaqësuesen e Kosovës ai ka realizuar 3 gola dhe ka dhuruar 2 asistime në pesë ndeshjet e “Dardanëve” në kualifikimet e Euro 2020.

Muriqi kishte shkëlqyer në fanellën e Rizesporit sezonin e kaluar, ndërsa atë formë po e vazhdon edhe tash.

Ai shënoi gol kundër Republikës Çeke dhe ndaj Anglisë, ku dhuroi edhe dy asistime për Valon Berishën.

Fenerbahçe thuhet se e ka vendosur klauzolën e shkëputjes së kontratës së futbollistit kosovar me një vlerë prej 50 milionë eurosh. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.