HW

Juventus nis kampin pesëditor në Gjilan për përzgjedhjen e talentëve të rinj

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Akademia e futbollit e gjigantit italian të futbollit, Juventus, ka zbarkuar sot në Gjilan, duke organizuar kampin pesëditor në përpjekje për të nxjerrë talentë të rinj.

Hapjen e kampit të Juventusit e ka bërë përgjegjësi për Sport në Komunën e Gjilanit, Malazog Hoxha, i cili ka shfaqur shpresën se ky kamp do të rezultoj me sukses në përzgjedhjen e ndonjë talenti.

“Mirë se keni ardhur në qytetin e sportit. Gjilani është i nderuar me ardhjen e akademisë së futbollit të klubit Juventus. Iu uroj suksese talentëve pjesëmarrës në këtë kamp, të cilët janë e ardhmja e futbollit gjilanas dhe kosovar. Uroj që në mesin e fëmijëve të dalin sa më shumë talentë. Në emër të kryetarit Haziri, i cili hapi dyertë që klubi Juventus të vije në Gjilan, shpalli të hapur këtë kamp”, ka deklaruar Hoxha.

FIDANISHTJA

Ndërsa, trajneri i akademisë së Juventusit, Renzo Crisafulli, ka thënë se kjo është hera e parë që ky gjigant i futbollit vjen në Kosovë, duke falënderuar Gjilanin për mikpritje.

“Ju dëshiroj mirëseardhje në kampin e Juventusit në Kosovë. Kosova është shtet i ri, ne dëshirojmë më të mirën për këtë shtet dhe do të punojmë në këtë drejtim. Ne punojmë në shumë shtete, por ky është projekti ynë i parë në shtetin e Kosovës. I falënderoj prindërit për besimin, e gjithashtu faleminderit Gjilanit”, ka thënë Crisafulli.

Përndryshe, organizator i këtij kampi në Gjilan është shkolla e futbollit “Shqiponjat”. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.